Pas 14 orësh, është mbyllur seanca maratonë në Kuvend miratimin e pr.buxhetit 2027 me 80 vota pro dhe 25 kundër.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:48
Balla sfidon Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane për heqjen e imunitetit tënd? Nesër Dita Botërore e WC-ve, do të përdor fjalët e tua (VIDEO)

 

Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla sfidoi Agron Shehajn të votojë pro heqjes së imunitetit të tij kur prokuroria italiane të bëjë kërkesën. Me ironi, kreu i grupit të PS tha se nesër është Dita Botërore e WC-ve dhe do të përdorë fjalët e kreut të partisë Mundësia.

“Agron, nesër është Dita Botërore e WC-ve. E ka shpallur OKB. Fjalët e tua do t’i përdor nesër. Një gjë po ta them. Unë të sfidoj dhe të them kur të vijë kërkesa nga prokuroria italiane për imunitetin tënd, do ta votosh apo nuk do ta votosh. Nëse je aq dashmirës për atë djalin, një nga ato 15 milionë eurot, nga ato shtëpitë se ti je gjeni, je i paparë, 15 milionë euro një vilë. Je një hajdut, fundi yt dihet! Ti do ta votosh kërkesën nga prokuroria italiane për heqjen e imunitetit tënd? E voton apo nuk e voton?”, tha Balla.

Ora 23:33
Ndërpritet energjia elektrike në parlament, opozita në kor: Rama jepe dorëheqjen’ (VIDEO)

Në parlament është ndërprerë energjia elektrike gjatë seancës maratonë.

Deputetët e opozitës kanë nisur menjëherë me thirrjet në kor ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Në Kuvend shihet teksa herë pas here ka luhatje të ndriçimit. Edhe pjesa e jashtme e godinës u zhyt në errësirë për pak sekonda.

Nuk raportohet të ketë pasur ndërprerje rreth zonës.