Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se ditën e nesërme do të kryhen punime remonti të planifikuara në stacionin e pompave Fushë-Kuqe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë.
Gjatë kohës që do të zgjasin ndërhyrjet, stacioni do të jetë jashtë funksionit, kështu që qyteti i Durrësit, si edhe zonat Ishëm, Gjiri i Lalëzit dhe Sukth, mund të kenë vështirësi ose mungesë të përkohshme në furnizimin me ujë.
Ujësjellësi i Durrësit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe siguron se ekipet teknike do të punojnë për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër.
Njoftimi i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës:
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se ditën e nesërme, në stacionin e pompave Fushë-Kuqe do të kryhen punime remonti të planifikuara me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë.
Gjatë kohës që do të zgjasin këto ndërhyrje, stacioni do të jetë jashtë funksionit, prandaj qyteti i Durrësit si dhe zonat Ishëm, Gjiri i Lalëzit, Sukth, mund të kenë vështirësi ose mungesë të përkohshme në furnizimin me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe sigurojmë se ekipet tona do të punojnë për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme.
Komente









