POGRADEC- Rreth 10 muaj më parë punimet në rrugën e Linit në Pogradec duhet të kishin përfunduar, por pavarësisht tejkalimit të afateve këto punime thuajse kanë mbetur në vend.
4 vite më parë në këtë rrugë u pre shiriti i inaugurimit ndërsa punimet herë avancojnë e herë ngecin, mes gropave pluhurit, baltës, pellgjeve me ujë dhe drejtuesve të mjeteve që e përshkojnë këtë distancë me vështirësi.
Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet edhe në aksin nacional Kukës-Krumë, ku prej gati një viti janë ndërprerë punimet për shkak të mungesës së fondeve. Gropat e mëdha dhe rreziku i aksidenteve janë shoqëruesit e atyre që përzgjedhin këtë aks për të rrugëtuar.
Rruga është kthyer në një makth edhe për 4700 banorët e komunës Fajza të cilët lidhem me këtë aks rrugor, ndërsa edhe drejtuesit vendorë të zonës shprehen së ky segment rrugor është kthyer në një problem.
Shoferët që detyrohen të udhëtojnë nga Kukësi drejt Hasit për t’i mbrojtur automjetet nga dëmtimi detyrohen të shkojnë në pikën kufitare të Morinit, që andej në Prizren më pas në Gjakovë nga ku drejtohen për në Krumë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com