Prej orës 16:40, në Pukë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike duke lënë në errësirë qytetin dhe dy njësitë administrative Qelëz e Luf Qerret.

“Si pasojë e një defekti në Nënstacionin Fushë Arrëz i cili furnizon Nënstacionin Pukë, aktualisht zonat Pukë Qytet, Qelëz, Luf Qerret janë pa energji elektrike. Po punohet dhe së shpejti do rikthehet energjia elektrike”, thuhet në një njoftim të OSHEE Pukë.

Megjithatë, dyshohet se shkak mund të jetë bërë edhe era e fortë që rikthen problematikat me energjinë.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Kukës ku për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike është stakuar linja 110 kV që furnizon zonën e Kukësit me energji elektrike nga HEC-i i Fierzës. Si pasojë, kanë mbetur pa energji edhe disa fshatra të zonës, konkretisht Nangë, Bushat, Tërthore, Shëmri, Kalimash, Kolsh dhe Surroj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Erëra të forta e reshje shiu, probleme me energjinë elektrike në Kukës! Ndërpritet furnizimi në disa fshatra

Kukësi është përfshirë gjatë orëve të mbrëmjes nga erëra të forta, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu. Për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, në disa zona të qytetit janë regjistruar ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.

Shkak për këto ndërprerje janë bërë problemet e shfaqura në linjën 110 kV, e cila furnizon zonën e Kukësit me energji elektrike nga HEC-i i Fierzës, duke sjellë stakimin e saj. Ndërkohë, sipas OSHEE-së Kukës, pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa fshatra të zonës, konkretisht Nangë, Bushat, Tërthore, Shëmri, Kalimash, Kolsh dhe Surroj.

Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura.