Nisja e punimeve në hyrje të Sarandës kishte filluar vrullshëm, madje për këtë u bë shumë bujë me prezencë të deputeteve të zonës dhe shumë makineri të cilat ishin për të stolisur fillimin e punimeve.

U dhanë premtime të mëdha se punimet do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara. Por pa kaluar 10 ditë punimet janë ndërprerë. Shkak për këtë është bërë mosmarrja e lejes së ndërtimit nga ana e autoritetit rrugor.

Një problem tjetër është edhe shpronësimi i banorëve të zonës të cilëve u merret pjesë nga tokat e tyre.  Në lidhje me këtë problem Repor Tv është interesuar pranë bashkisë së Sarandës për të marrë një informacion më të detajuar.

Është nënkryetari i bashkisë ai që ka dhënë përgjigje se punimet nuk kanë filluar sipas rregullave të përcaktuara me ligj dhe për këtë edhe janë ndërprerë.

Nënkryetari i bashkisë së Sarandës Kristaq Kiço, i intervistuar nga Report TV ka komentuar situatën duke treguar se shumë shpejt do të nis një procedurë shpronësimesh për banorët  e zonës ku kalon segmenti rrugor.

“Për t’ju vënë një pikë domethënë edhe abuzimeve që ndodhin, siç është ajo e fillimit të punimeve që kërkon në bazë të ligjit , marrjen e lejes së ndërtimit.
Kjo është e përcaktuar qartë në ligjin, por edhe një ligjin për  planifikimi e rregullimin e terrritorit dhe kuptohet që shumë shpejt do bëjmë procedurat dhe do fillojmë ndërtimin e kësaj vepre kaq të rëndësishme. Bashkë me këtë do të bëhet dhe procesi i shpronësimeve” 
ka përfunduar nënkryetari i bashiksë së Sarandës .
 
Por bllokimi i punimeve do të vazhdojë të jetë për një periudhë të pacaktuar pasi ARSH akoma nuk ka dërguar asnjë kërkesë për leje punimesh në rrugën hyrëse të Sarandës nga Ura e Gajdarit deri në fshatin Gjashtë.

Çdo vonesë mund të bëhet pengesë që punimet të mos përfundojnë në kohë dhe vera e ardhshme ta gjejë Sarandën me rrugën të shkatërruar. 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com