Nata e ndërrimit të viteve në Fier nuk ka kaluar pa incident. Një person është plagosur në një lokal me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në lagjen Apollonia.
Report Tv raporton se bëhet fjalë për Julian Serdani. 30-vjecari është plagosur lehtë në këmbë e në dorë me armë zjarri të tipit pistoletë.
Momentalisht Serdani gjendet i shtruar në spital, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit policor, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Komento