Në Maqedoninë e Veriut mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë të infektuar me koronavirus.
Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në shtetin fqinj.
Me viktimat e fundit në Maqedoni, numri i rasteve fatale nga Covid-19 shkon në 38 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është 828.

Në Kosovë janë regjistruar edhe 79 raste të reja me koronavirus, që është numri më i lartë i regjistruar në 24 orë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se rastet e reja kanë rezultuar nga 250 mostra të testuara gjatë ditës së djeshme
Rastet pozitive janë raste kontakti, ndërsa numri më i madh i tyre është në Komunën e Ferizajt, ku janë konfirmuar 35 raste të reja, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Me shifrat e reja, numri total i të infektuarve në Kosovë shkon në 362.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
Komente










