E rëndë, vdesin binjakët 5-muajsh në Berat, prindërit dyshojnë te qumështi, mjekët te asfiksia nga soba: U tronditëm (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Berat, ku dy foshnje 5-muajshe, binjakë kanë ndërruar jetë. Foshnjet që ndërruan jetë janë Rojan dhe Rojel Agalliu. Binjakët janë dërguar pa shenja jete në spital rreth orës 09:00 të mëngjesit, pavarësisht tentativës së prindërve. Familjarët dyshojnë se shkak ka qenë helmimi nga qumështi me kuti.

Por sipas burimeve të Report Tv nga spitali i Beratit, nga analizat paraprake nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e tyre, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se foshnjet mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes. Mjekët dyshojnë te një tjetër pistë, se binjakët mund të jenë asfiksuar nga soba me dru në shtëpi.

Nëna i kishte lënë për pak kohë binjakët me një fqinje, pasi ishte larguar për të blerë diçka në dyqan, por kur është kthyer i ka gjetur pa jetë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun që u mori jetën binjakëve, që sot janë përcjellë për në banesën e fundit. Ky është rasti i tretë në pak ditë, pasi dje ndërroi jetë një foshnje në Kavajë, ndërsa para 5 ditësh një në Librazhd.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Vdekja e binjakëve, flet shefi i Pediatrisë: Erdhën pa jetë, u tronditëm, enigmë shkaku (VIDEO)

Flet shefi pavaionit të Pediatrisë Vladimir Kumaraku u shpreh për Report Tv se shkaku i vdekjes së dy foshnjeve është mister deri tani. Ai tha se prindërit i sollën pa shenja jete, ndërsa tani priten përgjigjet nga mjekësia ligjore.

"Dy fëmijët binjakë erdhën në repartin e Pediatrisë pa shenja jete, kishin filluar shenjat që vdekja ka ndodhur minuta përpara. U mbajtën në repart derisa erdhi policia e Beratit, drejtoria, mjekësia ligjore dhe pastaj filluam procedurat për shkakun.

Është një ngjarje që na trondit të gjithëve, por shkaku mbetet enigmë. Ardhja e tyre ishte rreth orës 10:00 dhe u bënë të gjitha veprimet. U dërguan në morgun e spitalit, atje vijoi më pas procedura. Nuk kanë qenë fëmijë në ndjekje mjekësore deri në çastin e vdekjes, familjarët nuk paraqitën gjë konkrete, por i sollën pa shenja jete" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja