DURRËS- Një 60- vjeçare ka ndërruar jetë në plazhin e Durrësit, ku dyshohet se është mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, ku gruaja që ndërroi jetë është me iniciale F.Zh. me banim në Durrës. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

60-vjeçarja shënon viktimën e 4-t që ka ndërruar jetë gjatë 7 ditëve në plazh, ku 3 prej tyre ishin pushues kosovarë. E moshuara që ndërroi jetë ditën e sotme, dyshohet se është mbytur në të njëjtin vend si viktima e djeshme e identifikuar si R.B., 60 vjeç.

Më herët kanë ndërruar jetë një pushues kosovar 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit dhe një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës. Ky është bilanci tragjik i kësaj vere, ku pushimet për këto familje janë shndërruar në një tragjedi.

Gjatë ditës së sotme një 53-vjeçar është mbytur në rezervuarin e Sellcave në Bilisht.