Një 53-vjeçar është mbytur në rezervuarin e Sellcave në Bilisht. Sipas informacioneve të para, Artan Arapi, i cili dyshohet se konsumonte alkool është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm.

Kanë qenë familjarët e 53-vjeçarit, të cilët kanë njoftuar policinë, pasi ai ishte larguar nga banesa dhe mbrëmjen e djeshme nuk ishte kthyer në shtëpi.

Dyshimet e para janë se Arapi është mbytur aksidentalisht.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.