Problemet me alkoolin, ndërron jetë në moshën 28 vjeçare DJ i famshëm Avicii
Muzika në zi! DJ Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare në kryeqytetin e Omanit, Muskat, të Lindjes së Mesme. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje në pankreas e cila vinte si faktor i pijes së tepërt
Muzika në zi! DJ Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare në kryeqytetin e Omanit, Muskat, të Lindjes së Mesme. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje në pankreas e cila vinte si faktor i pijes së tepërt, madje në vitin 2014 ai u detyrua të anulonte disa koncerte nëpër botë për shkak të një operacioni në përpjekje për t'u rikuperuar.
Suedezi DJ Avicii ka bashkëpunuar me Madonnën dhe Coldplay, ndërsa është bërë i fashëm për disa nga hitet e tij. Menaxheri i tij tha në një deklaratë tha: "Është dhimbje e thellë të njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii. Familja e tij është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë në këtë kohë të vështirë".
DJ Avicii ishte i njohur me hitet e tij si "Wake me up", "Hey Brother" apo dhe "Levels", të cilat kanë dominuar tregun botëror të muzikës vitet e fundit, ndërsa mjaft të njohura janë edhe në vendin tonë. Ai fitoi dy çmime të MTV Music Awards, një Billboard Music Award dhe fitoi dy nominime Grammy. Vdekja e Aviciit vjen vetëm disa ditë pasi ai u nominua për "Billboard Music" për albumin më të mirë dance/electronic për EP-in e tij Avicii (01), të cilin e lëshoi në gushtin e kaluar.