Një 20-vjeçar është arrestuar pasi hodhi një koktej molotov jashtë shtëpisë së drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman. Ngjarja u regjistrua të premten duke ngritur alarm tek autoritetet.

I dyshuari hodhi molotovin në rezidencën e Altman në North Beach. I njëjti person kërcënoi se do të digjte selinë e OpenAI në qytet.

Policia e San Franciskos tha në një deklaratë se iu përgjigj një telefonate për një incidenti pasi një person hodhi koktej ,olotov. Autoritetet thanë se pati një zjarr në një portë të jashtme. Pas ngjarjes, i dyshuari u largua në këmbë.

Nga sulmi nuk pati të lënduar. Rreth një orë më vonë, policia iu përgjigj raportimeve nga një biznes në lagjen Mission Bay, ku ndodhet selia e OpenAI, se një person po kërcënonte se do të digjte ndërtesën.