Halil Basha, jetonte vetëm me bashkëshorten në lagjen nr 13 të Durrësit, zona e njohur si ish-hekurudha. Mesditen e 2 nëntorit po kthehej në shtëpi, kur u sulmua barbarisht në rrugë, nga një qen i rracës pitbull. 84-vjecari, i masakruar nga kafshimet e qenit u dërgua në spital, por s’mundi t’i mbijetojë plagëve të shumta në fytyrë e trup. Ngjarjen e rrëfejnë për Report TV, fqinjët, të cilët kanë parë sulmin e frikshëm.

“Këtu është vendi i ngjarjes tek kjo gëmushë. Dola të shoh, vijnë dy tre vetë me shkopinj se kishin frikë. Qeni Pit Bull i rrezikshëm. Mund të kenë kapërcyer nga rrethimi. Problem janë edhe qentë e rrugës. Ska bërë vaki të hajë njerin këtu. Kjo zonë shpëtoi qe i hoqën ato”- u shpreh një prej banorëve.

“Ishim këtu si gjithë banorët. Pamë njerëzit që u afruan. Me vrap morëm shkopinj, me gurë. Ishte e pamundur të ndahej. Erdhi një gocë me makinë, e shtyu me makinë. Na erdhi keq, ishte gjë e rëndë. Nuk e di të kujt të ishin qentë. Erdhi policia dhe i mori, i hoqën të tre nga këtu. A janë të rrezikshëm? Ka shumë qen që vijnë vërdallë? Po ka shumë, por ata ishin rracë e veçantë. Pit Bull Argjentinas. Na ka ardhë shumë keq për familjen, I përcjellim ngushëllime”- tha një tjetër banor.

I moshuari, babai i tre fëmijëve, një djali në emigrim dhe dy vajzave të martuara u sulmua në rrugicën e lagjes nga qeni i fqinjit, Armand Lala. Report Tv sjell pamjet e vendit të ngjarjes dhe banesës, ku mbaheshin 3 qentë e rrezikshëm. Është pikërisht kjo banesë, me portë të gjelbër vetëm 300 metra larg vendit ku u sulmua Halil Basha. Policia ka ndërhyrë duke larguar tre qentë e rracës pitbull, ndërsa pronari i tyre që ndodhet me masë sigurie arrest në burg do të përballet me akuzën braktisje e kafshëve të shoqërimit dhe rrezikon deri në 5 vite burgim.

 

1699011397_WhatsAppImage20231103at12.34.11PM1.jpeg

 

Armand Lala pronari i pitbullit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:29
FOTO/ Ndërroi jetë pasi u sulmua nga qeni ‘pitbull’, 84 vjeçari në Durrës përcillet nesër drejt banesës së fundit

1699288190_halilbasha.jpg

Foto: 84 vjeçari Halil Basha

Është publikuar foto e 84 vjeçarit Halil Basha i cili ndërroi jetë sot (6 nëntor) në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra pas kafshimit nga qeni ‘pitbull’ në Durrës.

Mësohet se ceremonia e varrimit do të bëhet të nesërmen (7 nëntor) në orën 12:00.