SHKODËR- Ndahet nga jeta Pjetër Pepa, ish-ambasadori i Shqipërisë në Vatikan, gjithashtu 2 herë deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Lajmin për humbjen e jetës së 72-vjeçarit e kanë njoftuar vetë fëmijët e tij.

Në vitin 1997 ai ka qenë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, një prej shteteve më të rëndësishme për diplomacinë shqiptare. Në Shkodër, Pepa njihej si “Pjetër Doktori”, për kontributin e tij në Mjekësinë shqiptare. Nga viti 1965, Pepa përhapte dijet në seksionet e para shkencore, gjersa u specializua pranë Katedrës së Stomatologjisë. Pas viteve ’90, ai ka ndjekur disa aktivitete jashtë vendit, ku në vitin 1992 mbrojti gradën “Doktor i Shkencave”.
Në periudhën 1990–1996 është angazhuar në proceset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit për dy legjislatura radhazi.
Pjetër Pepa njihet gjithashtu si autor i studimeve cilësore për dosjet e persekutimit, sidomos të Kishës Katolike përgjatë periudhës komuniste.
Në vitin 1998 ai iu rikthye profesionit të lirë si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa është dekoruar nga Presidenti i Republikës me “ Medaljen e Trimërisë”. Pas vitit 2000 Pjetër pepa jetoi në Tiranë ku dhe ndërroi jetë.
Homazhet për ish-ambasadorin tonë në Vatikan, do të zhvillohen të hënë në orën 12.00 në kishën “Zoja Rozare” në Shkodër.
JETËSHKRIMI
Ka lindur në qytetin e Shkodrës, më 18 dhjetor 1942, ku ka kryer mësimet fillore e të mesme. Në vitet 1960-1965 ka kryer me rezultate të larta Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji. Është emëruar mjek stomatolog në klinikën e qytetit të Shkodrës, më 16 gusht 1965. Është angazhuar në sesionet e para shkencore në shkallë qarku dhe republike të zhvilluara që në vitin 1967, në qytetin e lindjes Shkodër, e më pas në rrethet e tjera të Shqipërisë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës, Korçë etj., por posaçërisht në ato të fakultetit në kryeqytet, Tiranë.
Botimet e para propagandistike e shkencore i ka filluar që në vitin 1966, në revistat periodike të kohës si, “ Shëndeti “ , “Shëndetësia Popullore” , “Buletini i Shkencave Mjekësore” , “Buletini Stomatologjik”( pas vitit 1973) , etj., dhe më pas, në organet e shtypit të përditshëm e periodik, duke botuar edhe artikuj të karakterit historik, kulturor etj. Në vitet 1969-‘70 ka shërbyer në zonën e thellë malore të Dukagjinit, ku ka vazhduar të mbledhë materiale dhe të botojë tema shkencore, përkthime e botime të ndryshme. Në vitin 1972 ka kryer kursin 3 mujor të kualifikimit në Universitetin Shtetëror Tiranë, gjatë të cilit ka dhënë në fakultetin e Histori- Filologjisë, me rezultate të mira, provimet pasuniversitare në gjuhët italisht, frëngjisht, rusisht, pajisur me certifikatat përkatëse (më vonë ka përvetësuar edhe gjermanishten).
Në vitin 1974 është specializuar pranë Katedrës së Stomatologjisë për Ortodonti. Problemet e stomatologjisë së fëmijëve, epidemiologjia e sëmundjeve stomatologjike dhe problemet e organizimit të Sanacionit të planifikuar, zbulimit dhe mjekimit të këtyre sëmundjeve tek ata, kanë qenë objekt i disa dekadave pune organizative, mjekuese e shkencore. Në funksion të këtij misioni, kanë shërbyer edhe foto-ekspozitat, broshurat, konkurset stomatologjike, diafilmat, posterat etj., të përgatitura gjatë kësaj periudhe 45-vjeçare, kontribut ky në shërbim të ngritjes së kulturës shëndetësore të masave, posaçërisht nxënësve e fëmijëve. Për afro dhjetë vjet, ka drejtuar Repartin e Shërbimit të Fëmijëve, në qytetin e Shkodrës, dhe në periudha të ndryshme kohe , ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës së Mjekëve të këtij rrethi, si dhe anëtar i Kolegjiumit të Stomatologjisë pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbas viteve ’90, ka ndjekë në vazhdimësi edhe aktivitetet shkencore jashtë vendit si në Maqedoni- ( Struge, Tetove ),Serbi- ( Beograd), Turqi - ( Kushadac) etj. Në vitin 1992 ka mbrojtur disertacionin për gradën “ Doktor i Shkencave”. Për periudha të ndryshme kohe ka dhënë mësim në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe në disa universitete private. Ka drejtuar disa herë, si udhëheqës shkencor, oponent etj., mbrojtjen e diplomave dhe të titujve “ Doktor i Shkencave” për studentët dhe mjekët e rinj në Universitetin Shtetëror të Tiranës, sot me grada shkencore. Konsiderohet si një ndër organizatorët e parë të Reparteve të Pedodontisë ( fëmijëve ) dhe të Shërbimit të Sanacionit të planifikuar të tyre në shkallë rrethi dhe republike.
Në periudhën 1990–1996 është angazhuar në proceset demokratike, duke u zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor për dy legjislatura radhazi. Ka kryer detyrën e ambasadorit të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, në Vatikan gjatë vitit 1997.
Në vitin 1998 është kthyer në profesion të lirë dhe si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Mjekësisë . Ishte anëtar i Komisionit Historik për kanonizimin e martirëve shqipëtarë për Vatikanin. Është dekoruar nga Presidenti i Republikës me “ Medaljen e Trimërisë”, dhe i zgjedhur nga Kuvendi Popullor me detyrën e anëtarit të bordit drejtues të “ Institutit Studimor për Krimet e Komunizmit në Shqipëri”.
BOTIME TË AUTORIT
I-Botime shkencore:
1-Të njohim sëmundjet stomatologjike -1980.
2-Stomatologjia praktike(përkthim)-1981.
3-Anomalitë e numrit të dhëmbëve-1981.
4-Epidemiologjia e sëmundjeve të gojës tek fëmijët –2002
II-Botime historike:
5-Dosja e diktaturës-Tiranë 1995.
6-Paggine sulla dittatura-Terlizzi 1998.
7-The Criminal File Of Albania’s Comunist Dictator-(në botim)-
2003
8- Tragjedia e Klerit Katolik ne Shqiperi-2007
9- Dosja e Diktatures- Ribotim i plotesuar -2009 III-Botime kulturore:
III-Botime kulturore
10-Pranë dhe Larg-2000.
11-Proverba nga gjithë bota -2001.
12-Gjosho Vasija, Meteor i humorit shqiptar-2001
13-Shopenhauer “ Arti si të jemi të lumtur “ (përkthim) -2001
14- A. de Mello “Urtia popullore e Lindjes” (përkthim)- 2002
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com