Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare ish- deputeti i PS për Elbasanin, Durim Hushi.

Bëhet e ditur se Hushi ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani teksa vuante nga një sëmundje e rëndë.

Durim Hushi ka shërbyer si Prefekt i Qarkut të Elbasanit  gjatë viteve 1997-2001, ndërsa si deputet nga viti 2001 deri më 2005 në Elbasan.

Lajmin e hidhur e ka bërë publike miku i tij Ndriçim Hysa, ish-deputet i PS  në një postim të tij në Facebook.