Linda Ihsani këshilltarja më e ngushtë e Kryeparlamentares Jozefina Topalli ka ndërruar jetë sot për shkak të kancerit në mushkëri. Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Topallit në facebook ku ajo shpreh konsideratën më të lartë për miken dhe bashkëpunëtorene saj më të mirë.
“Faleminderit Linda Isani! Sot, u nda nga jeta Linda Ihsani. Linda ishte mikja ime e çmuar. Sot kam humbur bashkëpunëtoren më të ngushtë, më të besuar, njeriun e drejtë, me integritet e dinjitet njerëzor që rrallë mund t’i takosh në jetë. Linda ishte vetë thelbi i dhembshurisë, i detyrës, i altruizmit.
Për ato që e njihnin nga afër, ajo ishte dedikimi për të tjerët. Kishte një fisnikëri njerëzore që nuk i lejonte vetes të mendonte për veten e saj. Linda jepte shpirtin për atë që besonte. Ishte atdhetare, e drejtpërdrejtë, guximtare, e prerë e sakrificës. Ajo ishte një intelektuale me shpirt të madh. Kurrë nuk kërkoi gjë, kurrë nuk pranoi të shfaqej në publik. Fliste pak e punonte shumë. Në kohë të mira e të këqija, ajo kurrë nuk humbi aftësinë për tu përballur.
Në çdo moment të vështirë, unë e dija se Linda ishte aty, gati për të të mbështetur. E admiroja dhe e respektoja për energjinë e saj dhe përkushtimin për të tjerët, për devotshmërinë e saj ndaj asaj që besonte se është e drejtë. Faleminderit Linda për miqësinë ndaj meje e familjes sime, faleminderit për punën e madhe, për kontributin e çmuar që ke dhënë me pastërti e përkushtim njerëzor në punën tonë të përbashkët. Linda, ti ishe përherë e vërtetë me veten e me të tjerët”, shkruhet në faqen zyrtare të Topallit.
Përvec këshilltare e ndjera Linda Ihsani ka qenë edhe shefe kabineti në kohën kur Kryeministri i vendit Sali Berisha ishte President. Kryeministri Berisha, me në të një mesazhi, i ka shprehur sot ngushëllimet familjarëve të të ndjerës Linda Ihsani, për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta.
Në këtë mesazh, Kryeministri Berisha shkruan:
“Familjarëve të të ndjerës Linda Ihsani,
Të dashur prindër dhe familjarë të të ndjerës Linda Ihsani, Lajmi tejet i hidhur i ndarjes parakohe nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe të mrekullueshëm, bashkëpunëtores sime të çmuar, më ka pikëlluar thellë mua, familjen, bashkëpunëtorët e mi dhe Partinë Demokratike. Linda Ihsani ishte simboli i përkushtimit të madh dhe aftësive intelektuale të veçanta, integritetit të lartë njerëzor, eficencës së spikatur në punë, dashurisë dhe respektit për miqtë, për kolegët e saj.Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar dhe një mbështetje të madhe në të gjitha detyrat e rëndësishme që ka kryer, për shume vite, si një nga bashkëpunëtoret e mia më të afërta. Sot në zi, së bashku me ju, jemi të gjithë ne që patëm fatin e mirë ta njohim nga afër dhe të bashkëpunojmë shumë vite me Lindën, janë miqtë e saj të shumtë që humbën miken e tyre fisnike, janë të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin Lindën dhe mbarë demokratët shqiptarë që kishin tek Linda një përfaqësuese të tyre, fjalë pakë e punë shumë, një qëndrestare të vendosur.Linda humbi sot betejën heroike që ajo bëri me sëmundjen e egër, por do të mbetet e gjallë gjithnjë në memorien tonë. Duke ju shprehur ngushëllimet tona më të thella për këtë humbje të madhe, unë dhe Lili lutemi së bashku me ju që shpirti i Lindës tuaj të dashur të gjejë paqen e merituar.
Me respekt,Sali Berisha”
Këto kanë qenë ngushëllimet e para nga njerëz të afërt për familjen e të ndjerës Linda Ihsani, ngushëllime të cilave i bashkohemi të gjithë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com