Ka ndërruar jetë sot në moshën 92 vjeçare Liri Belishova, ish-Sekretare e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës në diktaturë dhe ish-anëtare e Byrosë politike të kësaj partie.
Belishova ka qenë ish-bashkëshortja e Nako Spirut, i cili u detyrua të vetëvritej në vitin 1946 nga grupi i Koçi Xoxes, pas akuzave që iu bënë si bashkëpunëtor i Jugosllavisë, pasi Enver Hoxha i kishte prishur marrëdhëniet me Titon.
Belishova më pas ishte martuar me Maqo Çomon, ministër i Bujqësisë për disa vite nën udhëheqjen e Partisë së Punës.
Që të dy u dënuan pasi mbajtën një qëndrim pro Nikita Hrushovit, kur udhëheqësi sovjetik dënoi krimet e Stalinit.
Belishova u internua dhe dhe kaloi një pjesë të mirë të jetës së saj në internim deri në ndryshimin e sistemeve në vitin 1991.
Kush është Liri Belishova, si shkëlqeu dhe u dënua nga PPSH-ja
Liri Belishova ka mbaruar institutin femëror Nëna Mbretëreshë dhe që aty spikati për zgjuarsinë dhe aftësitë e saj organizative.
Ajo së bashku me Nako Spirun ishin dy drejtuesit kryesorë të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë dhe u përpoqën për ta ngritur rolin e kësaj organizate në nivelin e homologeve të saj në Europën Lindore. Madje u përpoqën të lidhin marrëveshje me të gjithë këto organizata homologe dhe me grupe të tjera intelektuale të rinisë, të cilat ishin evidentuar në vendin e tyre si p.sh në Çekosllovaki. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Nako Spiru, ajo vazhdoi veprimtarinë politike pavarësisht se me oshilacione dhe pas Kongresit të parë të Partisë së punës në vitin 1949 ajo u zgjodh Sekretare e Komitetit Qendror të partisë . Ka qenë një nga gratë më aktive e më ambicioze në karrierën e saj.
Bëri shkollën e partisë në Bashkimin Sovjetik me rezultate të shkëlqyera dhe në vitin 1960 ajo shkoi në Kinë si anëtare e një delegacioni parlamentar të Republikës së Shqipërisë. Aty asaj ju desh të përballej me divergjencat që kishin lindur mes PK-së së BS-së dhe asaj kineze për një varg çështjesh ideologjike të cilat dalë nga dalë po shndërroheshin në probleme të lëvizjes ndërkombëtare komuniste.
Në këtë moment filloi dhe katastrofa personale e Liri Belishovës. Ndërkohë që Liri Belishova ishte në Kinë, në Bukuresht zhvillohej një konferencë ndërkombëtarë mes përfaqësues të partive komuniste të vendeve të traktatit të Varshavës ku merrnin pjesë edhe partitë komuniste italiane dhe franceze. Në atë konferencë delegacionin e PPSH e udhëhiqte Hynsi Kapo. Liri Belishova në dallim nga Kapo nuk arriti për shkak të largësisë së madhe gjeografike të ksihte kontakte të vazhdueshme me udhëheqjen e PPSH.
Ndërsa Kapo komunikonte drejtpërdrejt me Hoxhën nëpërmjet radiogramesh tre deri në katër herë në ditë, Belishovës i mungonte kjo pasi nga Kina, Vietnami, Mongolia dhe Koreja s’mund të lidhej me radiograme me Shqipërinë.
Kjo mungesë kontakti ndikoi negativisht në triumfin e një opinion në Byro se Liri Belishova nuk po mbante qëndrimin e duhur revolucionar të PPSH.
Edhe pse Belishova ishte larguar nga Shqipëria me një frymë ku mbizotëronte dashuria me BS-në, ngjarjet politike ndodhën aq shpejt në Bukuresht, Kinë e Moskë, sa kur ajo u kthye në atdhe, qëndrimi i Shqipërisë ndaj BS-së kishte ndryshuar katërcipërisht. Në mbledhjet e pleniumit dhe byrosë që u organizuan në Tiranë, Belishova u kritikua për oportunizëm, mungesë vigjilence, deri në ambicjen e saj se ajo kishte dashur t’i zinte vendin Hoxhës duke përfituar nga simpatia e udhëheqësve sovjetikë deri tek Hrushovi për të.
Më pas në 1961 ajo u internua bashkë me bashkëshortin e saj Maqo Çomon dhe me fëmijët e saj, një kalvar të tërë internimesh në Cërrik, ku i vdiq edhe vajza e saj Drita Çomo, 20 vjeçe. 30 vjet i kaloi në internim. Ajo ishte këmbëngulëse se s’kishte bërë asnjë tradhti ndaj partisë dhe se ishte është dënuar pa të drejtë. Pas rënies të regjimit, Belishova ishte ndër të paktët ish drejtues komunistë të kupolës që ka shfaqur pendesën e saj për egërsinë e regjimit për instalimin e të cilit ajo kontribuoi edhe vetë, por që njëkohësisht u bë edhe viktimë e këtij regjimi.
Ndër të pakta, gra të rralla! Fisnike, e ditur, e mënçur, dinjitoze, këmbëngulse, ëndërrimtare, e qytetëruar, mëndjehapur, kurajoze,..., e bukur, me sharm, karizmatike,...
PërgjigjuKESAJ NE VITET 60 I PRISTE SHPATA NGA TE TERA ANET PASTAJ DONIN SUPER PUSHTET DHE AI U TREGOJ VENDIN SIÇ BEJN KETA QE JAN SOT NE PUSHTET DHE NA HIQEN DEMOKRAT TE MEDHENJ PUSHTETI MBAHET ME ÇDO LLOJ FORME QOFTE ASKUSH NUK E LESHON
PërgjigjuLiri emrin ia thonin. Perkushtuese shpirterore e fizike e komunizmit, e dhene jetesisht, emocionalisht e fizikisht ndaj simbolit te çlirimit te atdheut, Qemal Stafes.Per habi, pa asnje arsye e pa asnje kerkese shpirterore, politike e kombetare i rrenoi te gjitha.I qofte i lehete dheu "ku balta eshte, me e embel se mjalta"
Përgjigju