Vlorë-Një turist ukrainas ka ndërruar jetë sot në ishullin e Sazanit si pasojë e një arresti kardiak.
40-vjeçarit iu dha ndihma e parë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetonte.
Njoftimi i policisë:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)