Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare aktorja italiane Franca Valeri

Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare aktorja italiane Franca Valeri

Franca Valeri

Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit dhe televizionit është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e saj në Romë.

Ajo fillimisht është bërë e njohur si si shkrimtare dhe më pas si aktore e komediane në televizion.  Valeri la gjurmë me filmat si “Il segno di Venere”, “Il vedovo”, dhe “Piccola posta”. Ajo është gjithashtu autore e komedive të suksesshme, si: “Lina e il cavaliere”, ‘Meno storie”, ‘”Osca e le altre due” dhe ‘”Le Catacombe". 

Franca Valeri gjithashtu është autore e 13 librave, ku prodhimi i saj i parë i botuar në vitin 1951 ishte  “”Il diario della signorina snob". Ndër librat më të famshëm të saj ishin “Le donne”, “Questo qui quello là”, “La daga nel loden” dhe “Toh, quante donne”.

Franca Valeri ka lindur në vitin 1920 në Milano nga një familje hebreje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjynah: 10/08/2020 01:22

    Sa e re... Gjynah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë