Është ndarë nga jeta në moshën 62- vjeçare, pas një ataku kardiak, aktori i njohur Arqile Lici. Figurë e spikatur e artit skenik dhe atij kinematografik, duke nisur nga vitet ’80, Arqile Liçi la pas një galeri të tërë rolesh, ku interpretoi me mjeshtëri dhe individualitet.
 
Humbja e tij shënon ikjen e parakohshme nga skena të një aktori që bashkoi artin me humanizmin. Ata që e njohën do ta kujtojnë gjatë si njeriun që ja fali jetën profesionit, familjes dhe publikut.
 
Ikja e Liçit vjen pak ditë pas vdekjeve të dy aktorëve të tjerë të njohur, Marko Bitraku dhe Lazër Vlashi.



Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)