POGRADEC- Një endacak 70-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme dhe mendohet se shkak ka qenë i ftohti ekstrem. Mësohet se viktima është Lytfi Pilingji me origjinë nga Korça, i cili jetonte në kushte ekstreme, pasi nuk kishte një “çati mbi kokë”, ku mund të flinte. Ai u gjet pa shenja jete te ish-ndërmarrja industrial, në një godinë të braktisur.
Paraprakisht edhe për ekspertët e policisë lokale mendohet se 70-vjeçari ka gjetur vdekjen nga i ftohti, pasi prej 2 ditësh në Pogradec temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do të zbardhë shkakun e vërtetë.
“Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Bashkite e vendit kur ben ftohte duhet te marin masa per te pastrehet se eshte mekat te vdes njeriu nga te ftohtit jashte si kafshe
Përgjigju