Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare ish-ministri i financave, politikani më jetëgjatë gjerman

Ndërron jetë në moshën 81 vjeçare ish-ministri i financave, politikani më jetëgjatë gjerman

Wolfgang Schäuble

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, Wolfgang Schäuble, ish ministri gjerman i financave. Sipas njoftimit të familjes, politikani 81-vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së martës (26 Dhjetor).

Schäuble, i cili ishte deputet i Bundestagut për 50 vite, la pas gruan e tij 80-vjeçare Ingeborg, katër fëmijë dhe katër nipër e mbesa.

Siç theksohet nga mediat gjermane, Schäuble shënoi historinë e Gjermanisë si asnjë politikan tjetër, raporton Reuters.

Schaeuble kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij kushtuar ribashkimit të vendit të tij dhe më vonë shërbeu si ministër i financave i ish-kancelares Angela Merkel gjatë krizës së borxhit të eurozonës.

Schaeuble ishte anëtar i Partisë Kristian Demokrate të qendrës së djathtë të Merkelit që nga viti 1965 dhe u bë anëtar i parlamentit në vitin 1972, duke e bërë atë një nga politikanët më jetëgjatë në Gjermani.

Në tetor 1990 Schäuble u qëllua nga një i sëmurë mendor gjatë një mitingu fushatës dhe që atëherë ka qenë në karrige me rrota.

Pas zgjedhjeve federale të vitit 2021, të cilat Demokristianët i humbën, Schäuble u largua nga komitetet drejtuese. Në Bundestag, Berber Bas u bë president dhe Schäuble ishte anëtar i parlamentit deri në vdekjen e tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Selltiku dhe Sasha më ruajtën ekulibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Selltiku dhe Sasha më ruajtën ekulibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte