Nancy Reagan, ish-Zonja e Parë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ronald Reagan, ka ndërruar jetë këtë të dielë në moshën 95 vjeçare.
Bashkëshortja e presidentit të 40-të SHBA, është ndarë nga jeta për shkak të një ataku në zemër dhe do të varrohet në Librarinë e presidentit Reagan në Simi Valley të Kaliforninë, në krah të burrit të saj, i cili vdiq në 5 qershor 2004.

(Nancy dhe Ronald Reagan)

(Nancy dhe Ronald Reagan)

(Nancy dhe Ronald Reagan në vitet 1985)
Nancy Reagan luajti një rol të rëndësishëm në historinë e SHBA-së. Nancy, që ishte aktore, u martua me Ronald në vitin 1952, ndërsa për 8 vjet, nga vitit 1981 deri më 1989, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo luajti një rol të rëndësishëm në presidencen e bashkëshortit të saj, duke u bërë e njohur më shumë për fushatën e saj kundër drogës të titulluar “Just Say No”.

(Nancy Reagan)
Ish-presidenti Ronald Reagan drejtoi SHBA gjatë viteve 1981-1989. Në vitin 1981 Reagan i shpëtoi një atentati me armë në 1981.
Djali i saj, Michael Reagan ka shkruan në Facebook: "Ajo është përsëri me burrin që dashuronte. Zoti e bekoftë".
Barbara Bush, një tjetër Zonjë e Parë, thotë: Xhorxh dhe unë i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së Nancyt.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com