TIRANE- Vdekja natyrale e një prej 6 të pandehurve në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika është bërë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore.

Shkak për shtyrejn e sencës u bë vdekja e të pandehurit Gëzim Feta, i cili sëbashku me Gjikën dhe 4 të pandehur të tjerë u vunë nën akuzë për falsifikim dokumentash dhe ndërtim të paligjshëm. 

Këtë të mërkurë ishte planifikuar që gjykimi të vazhdonte me pretendimet e avokatëve pasi Prokuroria kërkoi 4 vite burgim për kryebashkiakun si dhe përjashtimin e tij për 3 vjet nga ushtrimi i funksioneve publike.

Vetë Gjika mbërriti pranë gjykatës pak çaste para nisjes së procesit, por nuk preferoi ta ndiqte atë nga banka e të akuzuarit,  duke e ndjekur atë në distancë nga një bar-kafe.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe të pandehurit e tjerë janë gjetur fajtor për "Falsifikim i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, Ndërtim i paligjshëm të kryer në bashkëpunim".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)