Shuhet në moshën 87-vjeçare nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad

Shuhet në moshën 87-vjeçare nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad

Ferid Murad

Mjeku shqiptaro-amerikan me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad, i cili njihet si shpikësi i viagrës bëhet me dije se ka ndërruar jetë ditën e djeshme (5 shtator). Lajmin e trishtë e përcjell në rrjete sociale miku i tij nga Amerika, Bruno Ceka nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”.

Ferid Murati me prejardhje është nga qyteti i Gostivarit lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Ëhiting, Indiana, ShBA, është studjues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi dhe fiziologji në vitin 1998.

Emrin e tij sot e mban spitali në qytetin e Gostivarit, ndërsa është qytetar nderi i Komunës së Çairit në Shkup, si dhe mjek nderi i shkencës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ferid Murad u shpërblye me çmimin më të madh për zbulimin e rolit të oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular. Zbulimi i tij se oksidi nitrik (NO) bën që enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen, ka aplikime të gjera në mjekësi sot. Përdoret për të rregulluar presionin e gjakut; lufton infeksionin; dhe trajtojnë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, si dhe kancerin, shokun dhe impotencën.

Zbulimi jo vetëm që kontribuoi në një kuptim më të mirë se si informacioni transmetohet midis qelizave, por gjithashtu pati një ndikim të rëndësishëm në mjekësinë kardiovaskulare, duke çuar në ndryshime në trajtim pas atakut në zemër. Hulumtimi dhe gjetjet e tij mbi efektin e oksidit nitrik vazhdojnë të ndikojnë në trajtimin e kancerit dhe artritit dhe sëmundjeve të tjera njerëzore.

Për vdekjen e Murad ngushëllime ka shprehur kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili thotë se kujtimi dhe vepra e Ferid Murad do të jenë përjetësisht shenja krenarie për Gostivarin dhe për të gjithë botën.

U trishtova thellë nga lajmi i vdekjes së nobelistit shqiptar dhe mikut tonë Ferid Murat. Kujtimi dhe vepra e tij do të jenë përjetësisht shenja krenarie për Gostivarin dhe për të gjithë botën. I qoftë dheu i lehtë këtij burri të mençur! Ngushëllime të ndjera familjes së tij!”, ka shkruar Taravari në Facebook.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 06/09/2023 13:45

    mashkullia, 1 min heshtje per ket zotni !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?