Pas 6 muajsh në koma vajza e këngëtares Whitney Houston ka ndërruar jetë. E rrethuar nga familjarët e saj 22-vjeçarja Bobbi Kristina është larguar paqësisht nga jeta. “Më në fund është në paqe në krahët e Zotit”,-kanë qenë komentet e para të të afërmëve.

Ndërkohë mësohet se autoritetet përkatëse nuk do ta klasifikojnë vdekjen e Bobbi Kristinës si vetëvrasje, por do të shqyrtojnë edhe pistën e vrasjes, ku i dashuri i saj Nick Gordon është një nga të dyshuarit kryesor. Bobbi Kristina Brown kishte shenja në trup si dhe një dhëmb të thyer në momentin që u gjet në vaskë.

Bobbi Kristina u gjet më 31 janar pa ndjenja dhe me fytyrë të përmbysur në tualetin e shtëpisë së saj në Georgia. Pasi qëndroi një muaj në spitalin rajonal, Brown u transferua në spitalin e Giorgias, pasi gjëndja e saj u përkeqësua. 

Vdekja e vajzës, e cila dëshironte të bëhej këngëtare ka ardhur tre vjet pas vdekjes së nënës së saj Whitney Houston, e cila u gjet e vdekur në një hotel në Beverly Hills. 

bobbi christina


bobbi christina

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)