Ndërron jetë shefi i imazherisë në
QSUT, vuante nga një tumor malinj

Ndërron jetë shefi i imazherisë në<br />QSUT, vuante nga një tumor malinj
TIRANE- Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” ka humbur sot një nga ekspertët më të mirë në fushën e radiologjisë. Shefi i shërbimit të Imazherisë në QSUT, Gjergji Vreto, shuhet në moshën 55 vjeçare, vuante prej kohësh nga një tumor malinj, betejën më të cilin e ka humbur këtë të hënë.
 
Me një eksperiencë gati 30-vjeçare në fushën e imazherisë, i specializuar në fushën e neuroradiologjisë ai ishte pedagog në Fakultetin e Mjekesisë që prej vitit 1995.
 
Gjergji Vreto ka kryer specializime afatgjata në New York University dhe në spitalin Lariboisiere në Paris. Prej mëse një dekade ai ishte edhe anëtar i shoqatës Europiane të Radiologjisë.
 
Me shumë botime dhe referime në kongrese radiologjie dhe revista shkencore si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndarja e tij nga jeta konsiderohet një humbje e madhe për fushën e imazherisë në vendin tonë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën

Rithemelimi e PL molotov e dhunë para bashkisë së Tiranës, SHBA e BE e dënojnë në bllok: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën