Ndërron jetë stilisti i njohur italian Roberto Cavalli

Ndërron jetë stilisti i njohur italian Roberto Cavalli

Roberto Cavalli

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare stilisti i njohur italian Roberto Cavalli pas një sëmundjeje të gjatë. Ai la pas gjashtë fëmijë, duke përfshirë edhe të voglin Giorgio pak më shumë se 1 vjeç. Pranë tij orët e fundit, qëndroi, partnerja e tij Sandra.

Cavalli filloi t'i përkushtohej modës që në moshë shumë të re dhe në vitin 1970 krijoi markën e tij e cila u dallua për kreativitetin dhe ndikimin e madh në pasarela, duke përdorur gjerësisht qëndisjet dhe gëzofin. Një markë që u shit në vitin 2015 kur stilisti u tërhoq në jetën private.

Fustanet e gjatë me transparenca dhe dekolte bujare kanë shënuar një sezon të gjatë të modës ndërkombëtare. Ai kishte krijuar gjithashtu një linjë të re, Just Cavalli , e lançuar në vitin 1998. Në vitet 1910 më pas lindi divizioni Roberto Cavalli Home, i prezantuar në Salone del Mobile në 2012.

Ai lindi dhe u rrit në Firence, një qytet që e donte; gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte një piktor i famshëm Macchiaiolo, ndërsa babai i tij Giorgio u vra nga Wehrmacht në 1944, i pushkatuar në komunën e Cavriglia (Arezzo). Dizajneri kishte thënë se djali i tij i fundit u quajt Giorgio pikërisht për këtë arsye.

Ai ishte i sëmurë prej disa kohësh dhe javët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar në mënyrë të pashmangshme.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh