Ndërron jetë Umberto Veronesi
shpëtoi miliona gra nga kanceri

Ndërron jetë Umberto Veronesi<br />shpëtoi miliona gra nga kanceri
Ka ndërruar jetë dje, në shtëpinë e tij në Milano, në moshën 90 vjeçare shkencëtari Umberto Veronesi. Ai i përqëndroi studimet e tij në fushën e onkologjisë.

Veronesi ishte themelues dhe president i Fondacionit që mbante emrin e tij, ndërsa që nga viti 1976 deri në 1994 ishte drejtor shkencor i Institutit Kombëtar të Tumorit në Milano.
 
Ai ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë nga 25 prilli 2000 deri më 11 qershor 2001 ne qeverinë Amato II.
 
“Ec përpara, sepse bota ka nevojë për shkencën dhe arsyen”, këto janë fjalët që Veronesi ka deklaruar kohët e fundit në fondacionin që mban emrin e tij.
 
Dy vite më parë në një intervistë për mediat italiane Veronesi ka kujtuar ndërhyrjen e parë në karrierën e tij, duke e bërë atë simbol të karrierës kundër kancerit.
 
Ai ka operuar më shumë se 30.000 gra ndërsa ka kryer rreth 3000 mijë vizita mjekësore.
 
Me miliona janë gratë e shëruara në botë falë teknikës së tij. “Ishte një ditë vere e unë isha asistent i ri. Ai që duhet të kryente ndërhyrjen ishte me pushime, ndaj më qëlloi mua”, kështu e ka përshkruar eksperiecën e parë me luftën kirurgjikale ndaj kancerit shkencëtari.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve