Ndërruan godinën se rruga u emërtua ‘Ukraina e Lirë’? Ambasada ruse: E pavërtetë, ndërtesa e re u hap që në 2019-n, punimet shtynë zhvendosjen

Ndërruan godinën se rruga u emërtua ‘Ukraina e Lirë’? Ambasada ruse: E pavërtetë, ndërtesa e re u hap që në 2019-n, punimet shtynë zhvendosjen

Punonjës heqin flamurin e Rusisë nga godina e vjetër e ambasadës

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka përgënjeshtruar lajmet se janë zhvendosur me godinë për shkak se rruga në të cilën ndodhej selia e vjetër u emërtua ‘Ukraina e Lirë’, ashtu siç në fakt u raportua fillimisht në media. Ambasada thotë se ndërtesa u inaugurua që në vitin 2019 por punimet kanë shtyrë zhvendosjen.

 “Ndërtesa e re e Ambasadës, e pajisur për zyrën e misionit diplomatik, u përgatit dhe u hap solemnisht në prani të gazetarëve dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë në shtator të vitit 2019. Megjithatë, zhvendosja e plotë u realizua vetëm në qershor 2022, për shkak të vonesës së punimeve ndërtimore në periudhën e pandemisë. Në të njëjtën kohë, MEPJ-së shqiptare i është dërguar një njoftim zyrtar për zhvendosjen e zyrës së Ambasadës dhe adresa e re është publikuar në rrjetet sociale. Do të dëshironim që tani e tutje, përpara publikimit të informacioneve lidhur me punën e misionit tonë diplomatik, gazetarët të kontaktojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Ambasadës për një informacion të besueshëm”, ka njoftuar ambasada ruse.

Me një vendim unanim pak muaj më parë Këshilli Bashkiak i kryeqytetit emëroi "Ukraina e Lirë” rrugën para ambasadës ruse, ku ndodhen edhe ambasadat e Ukrainës dhe të Serbisë.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 18/09/2022 11:42

    Ju lutem a e keni njoftuar PD per kete ndryshim te nderteses sepse i keni miq te vjeter mundesisht ti jepni edhe zyra ku te ushtrojne aktivitetin e tyre sepse do te jene me te qete nen mbrojtjen tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale