Tiranë- Gjykata e Tiranës konfiskoi 7 vila të të ndërtuara me dokumente të falsifikuara në zonën e Mulletit në Tiranë, ndërsa dënoi 9 persona përfitues të këtyre nëdrtimeve, mes tyre dhe 2 arkitektët.
Ata u shpallën fajtor për veprën penale ‘ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘falsifikim i dokumentevee’ parashikuar nga nenet 199/a dhe 186/3 të Kodit Penal.
Hetimet kishin nisur prej vitit 2023 nga Prokuroria e Tiranës.
“Në përfundim u konkludua se janë konsumuar elemetet e veprave në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumetacioni tekniko-ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rrëme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë”, sqaron Prokuroria.
Të shpallurit fajtorë nga Gjykata janë:
1. Armand Prelezi, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”
2. Klevis Bregu, arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
3. Manush Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
4. Florian Zela, i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
5. Abaz Teqja, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
6. Mehmet Durishti, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
7. Tefta Visha, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
8. Dorina Dushku, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe
9. Arblin Harizi, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Hetimet paraprake të prokurorisë kanë nisur vitin e kaluar (2023) për veprën penale të “ndërtimi të paligjshëm". Sipas prokurorisë, Armando Prelezi dhe Klevis Bregu përdorën të dhëna të rreme në aplikimin për leje duke i zhvendosur 5 objekte ndërtimi me sipërfaqe 1470 në një pronë shtetërore të dhënë me qira Gani Mokës.
Më 28 Mars të këtij viti, Prokuroria sekuestroi 7 vilat dhe mori të pandehur 9 personat. Çështja për rastin në fjalë u hap në muajin Nëntor të vitit të kaluar, ku u arrestuan edhe 2 arkitektët.
Njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Tiranës
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.3%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Shkolla 9-vjeçare 'Ahmet Gashi' pajiset me laborator të ri inteligjent, pjesë e rrjetit të 300 Smart Lab-eve
7 Janar, 08:12
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, duhen 90 minuta nga Rinasi në Tiranë! Policia e semaforët inekzistentë (FOTOT)
6 Janar, 17:50
-
PS ktheu Majkon në Tiranë, Berisha: Kriminel i madh elektoral, i përgjuar nga SHIK me trafikantë në tavolinë
6 Janar, 13:22
-
Tiranë/ Goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë, 2 të arrestuar
6 Janar, 13:03
-
Vorë/ Shfrytëzonin biznesin për lojëra fati dhe baste online, arrestohen dy kushërinjtë
6 Janar, 09:34
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama përforcon Tiranën edhe me Majkon, në Kukës ikën Shalsi! Diaspora në fokus të kryesisë PS, takime të reja me emigrantët
6 Janar, 08:44
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Vëzhgimi/ Rrugëtim në 28 kilometrat që rrethojnë kryeqytetin, ende punime në hyrje-dalje te Unaza e Madhe e Tiranës! Dorëzohet në mars
5 Janar, 14:57
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12
-
4 raste dhune në familje në Tiranë, 4 të arrestuar
5 Janar, 13:03