Favorizuan ndërtimet pa leje, urdhër arreste për 11 zyrtarë në Sarandë, 8 në pranga! 'Furtunë' te IMT-ja, Kadastra dhe Bashkia (EMRAT)
Zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Legalizimeve, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë janë arrestuar këtë mbrëmje pas 11 urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria Sarandë për ndërtimet pa leje. Deri më tani janë ekzekutuar 8 urdhër arreste
11 urdhër arreste janë lëshuar për zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të Legalizimeve, Hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë pas një hetimi të nisur nga Policia dhe Prokuroria Sarandë për ndërtimet pa leje.
Burime për Report tv bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar 8 zyrtarë, konkretisht Ina Papa; Erald Lika; Denis Balili; Ermen Stroka; Viktor Qesari; Manushaqe Saliko; Oltion Durmishi; Tonin Simoni.
Ata dyshohet se kanë favorizuar ndërtime pa leje në Ksamil, Sarandë dhe zonën e plazheve. Të tjera detaje nga ky operacion pritet që të zbardhen në vijim.
Të arrestuar Ina Papa- ish Shefe sektori Aluizni Erald Lika- ish Shef Sektori Aluizni Denis Balili- ish inspektor IKMT Ermen Stroka- specialist ASHK Viktor Qesari- inspektor IMT Bashkia Sarandë Manushaqe Saliko- ish inspektore IKMT Oltion Durmishi- inspektor IMT Bashkia Sarandë Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarandë
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
EMRAT/ Këta janë disa prej zyrtarëve të arrestuar në Sarandë për favorizim të ndërtimeve pa leje
Report Tv siguron emrat e 7 prej zyrtarëve të IKMT, legalizimeve, hipotekës dhe pushtetit lokal në Sarandë që janë arrestuar gjatë një aksioni të ndërmarrë pas hetimeve të Policisë dhe Prokurorisë Sarandë për ndërtime pa leje. Ata janë Oltion Durmishi; Apostol Qesari; Ermen Stroka; Ina Papa; Denis Balili; Manushaqe Saliko; Erald Lika. Në total deri tani janë 9 të shoqëruar.