Ndërtime pa leje, PD: Rama, lejon
sarajet e miqve,ja tre raste selektive
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë, se në aksionet e INUK për prishjen e objekteve pa leje, zgjedhja e tyre ka qenë selektive. Deputeti demokrat Luçiano Boçi në një dalje për mediat, denoncoi sot sipas opozitës tre raste të zgjedhjes selektive të prishjeve të objekteve pa leje.
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë, se në aksionet e INUK për prishjen e objekteve pa leje, zgjedhja e tyre ka qenë selektive. Deputeti demokrat Luçiano Boçi në një dalje për mediat, denoncoi sot sipas opozitës tre raste të zgjedhjes selektive të prishjeve të objekteve pa leje.
Sipas Boçit, prishja selektive e këtyre objekteve, vjen si pasojë e aferave klienteliste të qeverisë, dhe më konkretisht të kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama po dëshmon çdo ditë se qytetarët e vendit nuk janë të barabartë para ligjit. Ligji nuk vepron njësoj dhe zbatohet sipas dëshirave, interesave dhe lidhjeve që kanë njerëzit me Kryeministrin. Prishjet selektive të ndërtimeve, shembja e pasurisë, e mundit e djersës, e bukës së gojës për disa, me një të rënë të lapsit, dhe lejimi për miqtë e qeverisë po ndodhin ditën për diell në sytë e të gjithë qytetarëve. Po i tregojmë sot publikut tre raste tipike të bujarisë së Kryeministrit, ku ligjin e bën Maliqi. Në këtë foto, dallojmë një lokal përballë Inxhinierisë së Ndërtimit, që i ka mbijetuar shembjes. Të gjithë godinat e tjera janë rrafshuar. Vetëm kjo ka mbetur. Qytetarët janë dëshmitarë të dy standarteve të Edi Ramës. Kjo shtesa këtu, përballë Maternitetit të Ri, është pa leje, dhe ka zënë hapësirë publike. Nuk është shembur sepse pronari i saj është i lidhur me Edi Ramën dhe ligji nuk bën më efekt.Ky lokali këtu po hedh shtat në një zonë të qytetit të Shkodrës, ku nuk është ndërtuar asnjëherë. Po lejohet sepse është marrë në mbrojtje nga një deputet i mazhorancës, mik me Edi Ramën. Ka me dhjetra e qindra raste të tjera në Shqipëri, të lejimit të ndërtimit pa leje, të moszbatimit të ligjit njësoj për të gjithë.” tha Boçi
(Në foto: Objektet e paprishura të denoncuara nga PD)(Në foto: Objektet e paprishura të denoncuara nga PD)Deputeti demokrat, iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen të protestojnë kundër këtij vendimi selektiv të prishjes së objekteve.
“Qytetarët janë të revoltuar nga trajtimi preferencial që bën Edi Rama. Partia Demokratike i fton qytetarët të protestojnë dhe të kundërshtojnë me cdo mjet aktet e bandës së zuzareve, që u heqin bukën e gojës të pamundurve, dhe lënë pas gërmadha me urdhërin e Kryeministrit, dhe po me urdhërin e tij lejojnë sarajet e miqve në mes të qytetit, në bregdet e kudo. Ky është Edi Rama dhe standardet e tij. Nëse je kriminel të mbron e të bën deputet, nëse ke një dyqan që mban familjen, të hedh në rrugë.” përfundoi deputeti i PD
(Në foto: Objektet e paprishura të denoncuara nga PD)Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59.5%
-
Pas 2030
28.8%
-
Nuk e di
11.6%
Vota total: 430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE
11 Tetor, 22:21
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44