Ndërtime të paligjshme, shpërdorim toke dhe prerje të pyjeve! Hetohen 19 persona në 3 javët e fundit në Dibër

Ndërtime të paligjshme, shpërdorim toke dhe prerje të pyjeve! Hetohen 19 persona në 3 javët e fundit në Dibër

Në tre javët e fundit nga policia e Dibrës dhe Mat janë proceduar 19 persona për shkelje të ndryshme si ndërtime të paligjshme, prerje të pyjeve dhe gërryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi. Ndër të proceduarit nga policia është edhe një administrator subjekti, ndërsa janë sekuestruar lëndë drusore dhe një mjet që i transportonte.

Konkretisht janë proceduar në gjendje të lirë

E. M., I. H., A. K., L. D., SH. E., I.GJ., P. Sh., M.K., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :

R. B., A. H., G.D., banues në Mat,  B. L., S. B., R.D., L. L., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasin F. M., banues në Dibër, administrator i një subjekti, pasi kishte faturuar shtetasin R. D., për të transportuar lëndë drusore pa dokumentacion të rregullt tatimor.

Kontrollet kanë vijuar edhe për gjatë shtratit të lumit Drin i Zi, ku janë konstatuar dhe proceduar penalisht shtetasit :  I. E., Sh. K., N.K., banues në Dibër, pasi me mjetet e tyre eskavator gërryenin në shtratin e lumit, dhe me një mjet kamion e transportonin.

Tani këta persona do të përballen në gjykatë me akuzat “Prerja e paligjshme e pyjeve”, "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Shpërdorim i tokës".

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?