Për 33 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë 370 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 13 shtetas janë shpallur në kërkim.
Gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 23 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në 1 rast është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Rastet e evidentuara në qytete
Tiranë janë evidentuar 105 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 105 persona, nga të cilët 9 janë arrestuar në flagrancë, 90 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 6 shtetas janë shpallur në kërkim.
Durrës janë evidentuar 58 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 59 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 53 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
Elbasan janë evidentuar 56 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 56 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 55 ndiqen në gjendje të lirë.
Fier janë evidentuar 37 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 38 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 32 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Korçë janë evidentuar 19 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 19 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 18 ndiqen në gjendje të lirë.
Vlorë janë evidentuar 18 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 18 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 15 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Shkodër janë evidentuar 10 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.
Gjirokastër janë evidentuar 11 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 11 shtetas.
Berat, janë evidentuar 29 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 29 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Lezhë janë evidentuar 41 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 41 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar, 33 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Dibër janë evidentuar 22 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Kukës janë evidentuar 6 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 4 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)