Tirana mban numri më të madh të rasteve të ndërtimeve të paligjshme ku blutë kanë evidentuar 64 të tilla, ndjekur nga Durrësi me 35, teksa qarku i Kukësit rezulton të ketë deri këtë të premte 3 objekte të ndërtuara pa leje.
Rastet e evidentuara në gjithë vendin
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 64 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 64 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 53 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 29 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 29 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 28 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 25 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 25 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 23 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 10 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 9 ndiqet në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 9 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 7 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 7 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 3 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 15 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 15 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar, 15 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 3 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 3 persona, nga të cilët 2 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)