Për të 4-tën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec. Për shkak të masave të marra për miqësoren që mbahet në ‘Air Albania’ mes Shqipërisë dhe Izraelit, marshimi drejt kryeministrisë nuk është i lejuar.
Mirëpo, protestuesit kanë arritur të çajnë kordonin e policisë ndërsa drejt tyre është hedhur ujë me qëllim shpërndarjen e tyre, por nuk është arritur. 3 autobotët janë tërhequr pas ndërsa protestuesit kanë arritur te kryeministria.
Edhe sot thirrjet në kor janë “Narta është e jona”, “Mos ma prekni Nartën” si dhe kundër qeverisë Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja. Gjithashtu u është thirrje përfaqësueve politikë që të mos bëhen pjesë e protestës.
Një protestë simbolike u zhvillua dhe në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës ku pjesëmarrja ishte e ulët.
Lajmi në përditësim...
Qytetarët e ngritur në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec janë përplasur me kordonin e forcave të policisë, i vendosur te ‘Hotel Dajti’ me qëllim për të mos lejuar marshimin te kryeministria dhe si masë e marrë për shkak të ndeshjes miqësore që zhvillohet në mbrëmje në ‘Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit. Protestuesit po tentojnë të çajnë kordonin me qëllim vijimin e marshimit drejt kryeministrisë. Policia ka afruar në zonë autobotë me ujë me qëllim shpërndarjen e tyre.
Komente










