TIRANE- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vazhduar ditën e sotme aksionin për lirimin e hapësirave publike nga të gjitha ndërtimet pa leje dhe në kundërshti me ligjin në zonën e Unazës së Re dhe në zonën e ish fushës së aviacionit.
Inspektorët e INUK janë mbështetur nga efektivët e Policisë së Shtetit për të larguar të gjithë objektet e kundraligjshme që kanë bllokuar hapësirat dhe territoret publike në mënyrë abuzive.
Por në këtë zona edhe vetë qytetarët dhe bizneset kanë gjetur mirëkuptimin e INUK, duke bërë vetë çlirimin e hapësirave të uzurpuara.
Aksioni do të shtrihet edhe në njësinë bashkiake nr. 5 dhe në zonën e Shallvareve deri te Pallati me Shigjeta.
Aksioni i INUK është shtrirë në të gjithë vendin duke hequr të gjitha ndërtimet pa leje dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com