TIRANE- Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në aksin rrugor Peze Helmas-Ndroq. Objekti i aksionit të INUK gjatë ditës së sotme do të jenë të gjitha ndërtimet e paligjshme në të dyja anët e rrugës.
 
INUK ndërhyn në këtë aks, e kryesisht në Vaqarr, ku prej afro 10 ditësh janë prishur mbi 120 objekte të ndërtuara pa leje dhe në shkelje të distancës së sigurisë nga rruga me objektet.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)