KRUJE- Pas disa muajsh kalaja e Krujës nuk do të duket më. Do të përpihet pas kolonave të betonit që do të ngrihen dhe dy-tre kate të tjera, duke mbuluar komplet muret e saj. Qyteti turistik pas këtij incidenti të rëndë urbanistik e arkitekturor po mbulohet me “perçe” gri. Forumi për ruajtjen e vlerave të trashëgimise kulturore ka reaguar ashpër ndaj fenomentit të ndërtimit të objekteve pa leje në hyrje të kalasë së Krujës, që sipas tyre po dëmton vlerat historike të qytetit.
Forumi për Mbrojtjen e Monumenteve ka shkuar dje në zonën e Kalasë së Krujës.
Artan Lame tha se “ndërtimet po zhdukin në mënyrë të paimagjinueshme të gjitha vlerat historike të kësaj zone turistike. Këtu kemi të bëjmë me qendrën më të madhe të kujtesës historike për shqiptarët e Shqipërisë e ata që gjenden në trojet e Ballkanit”. Për ndërtimet Lame u shpreh se “këto mbajnë qartë përgjegjësinë e një njeriu që shqiptarët e paguajnë për të mbrojtur kulturën e tyre. Ky është ministri i kulturës Aldo Bumçi. Këtu nuk kemi të bëjmë me diçka në maj të malit, siç ishte Kisha e Valëshit, kur u dëmtuan befas afresket Onufrit, por këtu kemi të bëjmë me ndërtime më mes të ditës”.
Deputeti i PS-së, Auron Tare, është shprehur me ironi për mënyrën si i menaxhon qeveria monumentet, pas shpalljes së ligjit të privatizimeve. “I bëj thirrje qeverisë shqiptare që urgjentisht të marrë një vendim që Kalaja e Krujës dhe zona përqark t’i jepen në pronësi Turqisë. Me ndërtimet në hyrje të Kalasë përfundimisht shqiptarët treguan se nuk janë të aftë të mbrojnë simbolet kombëtare me rëndësi europiane si Kalaja e Krujës. Turqit e pushtuan Krujën dhe për 500 vjet Kalaja nuk u dëmtua. Atë që nuk e bënë hordhitë Otomane, ia dolën ta bënin me sukses shqiptarët këto 100 vjet pavarësi. Prandaj sot propozoj që Kruja t’i kalojë urgjentisht Turqisë, e cila jam e sigurt se do të dijë ta ruaj me dinjitet”, tha Tare.
Forumi e ka bërë prej disa muajsh prezentë këtë që po ndodh me kalanë e Krujës, ndaj arkeologu Lorenc Bejko thotë se “Ndërhyrja me këtë ndërtim të ri, në një nga sitet e trashëgimisë kulturore shqiptare, është një ndërhyrje në integritetin e kësaj qendre historike, që dëmton jo vetëm vlerat historike dhe urbanistike të zonës”. “Është krejtësisht e patolerueshme që institucionet shtetërorë për mbrojtjen e trashëgimisë të mbajnë një qëndrim të distancuar për një ndërhyrje kaq vulgare, kaq të drejtpërdrejt në një qendër të tillë historike”, thotë Bejko.
Pak kohë më parë u dëmtua “Onufri” ne Kishen në Valësh të Elbasanit, ndersa shtepia ku u mbajt Kongresi I Lushnjes po shkon drejt degradimit dhe shkaterrimit. Megjithe denoncimeve te shumta situata mbetet e njejte, nuk ka asnje nderhyrje, ndersa rastet shtohen cdo dite.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com