Ndërtimet pa leje- Procedohen 511 shtetas në të gjithë vendin

TIRANË- Policia e Shtetit, në kuadër të punës për ndalimin e ndërtimeve pa leje, ka proceduar 511 shtetas në të gjithë vendin.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se në zbatim të misionit, detyrave institucionale dhe prioriteteve të vendosura, kanë vijuar zbatimin e masave të posaçme të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje.
Në kuadër të këtyre masave, nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, janë evidentuar 508 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 511 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.
Për 37 shtetas, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë 459 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 15 shtetas janë shpallur në kërkim.
Gjatë fundjavës, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 39 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në 3 raste është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet proceduriale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.
-Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 129 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 127 persona, nga të cilët 11 janë arrestuar në flagrancë, 109 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, janë evidentuar 67 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 68 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 62 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 69 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 69 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 67 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 44 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 45 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 39 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 23 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 23 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 22 ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 26 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar në flagrancë, 22 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 17 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 17 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 14 ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 16 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 16 shtetas. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 34 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 46 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 47 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar, 38 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 28 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 29 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 7 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim./ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti