Operacioni për parandalimin e ndërtimeve pa leje është duke vazhduar në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun Korçë, procedime penale në gjendje të lirë kanë nisur për 8 persona.

Gjashtë prej personave të proceduara janë në qytetin e Pogradecit, një në Korçë  dhe një në Devoll.

Njoftimi i policisë:
Gjatë kësaj jave proçedohen në gjendje të lirë 8 (tetë) shtetas për veprën penale : “Ndërtim i paligjshëm”, nga të cilët 6 në Pogradec, 1 në Korçë e 1 në Devoll.

Në vijim të zbatimit të planit të masave në lidhje me ndërtimet e paligjshme, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatet e Policisë Pogradec, Korçë e Devoll filluan procedimin penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve të mëposhtëm :

•             A.O, 51 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr 5 në Pogradec, ka ndërtuar një ballkon, pa lejen e organeve përkatëse.

•             J.B, 57 vjeç

•             M.N, 60 vjeç

•             R.K, 75 vjeç,

•             E.I, 35 vjeç,

•             SH.H, 45 vjeç, të gjithë banues në fshatin Radokal i Poshtëm.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi shtetasit e mësipërm në fshatin Radokal, në tokat (pronë) respektive të tyre, janë kapur në flagrancë duke ndërtuar objekte të ndryshme pa leje.

•             H.S, 36 vjeç,banues në Korçë, pasi në lagjen nr 5 në Korçë, ky shtetas u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.

•             H.D, 66 vjeç, banues në fshatin Cangonj, pasi nga kontrolli i ushtruar në këtë fshat, rezultoi se ky shtetas ka ndërtuar një objekt të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com