Ndërtimet pa leje, Rama akuza prokurorisë: Kam firmosur plot 15 procedura konfiskimi! Dosjet 'flenë'

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka firmosur 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një videomesazh nga zyra e tij, u shpreh se dosjet vijojnë të flenë prej kohësh në prokuroritë e rretheve. Kreu i qeverisë thekson se po ngushtohet rrethi i shkeljeve pasi sipas tij, pas këtij operacioni të nisur nuk do të ketë më 'guximtarë' që do të ndërtojnë pa leje. 

Po ashtu nuk kursen përgjigje për opozitën, e cila sipas tij, helmoi opinionin publik duke thënë se operacioni i ligjzbatimit për ndërtimet pa leje është thjesht shoë për të larguar vëmendjen. Edhe akuzat se është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor, Rama e cilëson gënjeshtër dhe shton se qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd.

Rama kujton se ndërtimet e konfiskuara të përdoren për interes publik. Ashtu siç kanë njoftuar edhe më parë, hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.

Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik!

“Është thjesht shoë për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë.

“Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë.

“Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”! Gënjeshtër e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia.

E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve. Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund!”, tha Rama.

Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Deri më tani vetëm “Ideal Cosntruction shpk” ka vendosur t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe godina të tjera.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foni: 21/11/2022 18:35

    Ta marre vesh gjithe bota sa te zgjuar e kemi ne Ramen! Ka thyer cdo rekord qe asnje lider bite nuk e ka. Me diplome si mesues vizatimi dhe sportist mediokerr, sic i pelqen te vetemburret, ai eshte lider kulture, pushteti vendor, parlamentar, piktor, sportist, komedist, aktor, kengetar, shkrimtar, gastor, shkenctar, polic, gjykates, prokuror ehu ehu. Tana i di e i ban. I vetmi para tij qe shiku Enver me 200 vepra te rralla qe as Marksi dhe Engelsi bashke nuk i vinin te maja kembes. Edhe dicka, edhe pse kaq me njohuri serish pyke ligjore ka mbetur.

    Përgjigju
  • Mazllumi: 21/11/2022 15:48

    Kriminel hajdut ordiner. Po ata qe ndertuan apo le te ikin se kemi tjeret???!!!

    Përgjigju
  • tiku: 21/11/2022 14:17

    sa mire qe ja ben edo keshtu duhet

    Përgjigju
    • Enxhi: 21/11/2022 14:59

      Ashtu duhet po nuk e kruan dot prokuroria me Palasen

  • Gjergj: 21/11/2022 14:16

    Javès qè kaloi, i quajti prokurorèt e prokurorisè sè Tiranès, "PERANDORI XHUXHASH" sepse zbatuan ligjin dhe proceduan njè shkelje tè qartè. Sot, thotè se prokurorèt flejnè mbi dosjet. Nè rastin e parè, atè tè shkrimtares qè ndèrtoi pa leje, gjithçka doli tè ishte njè gafè banale e kètij kryeministri qè nuk njeh as kompetencat e veta dhe as merr informacionin e duhur nga kèshilltarè juridikè qè kuptojnè diçka nga procedurat ligjore. Nè kètè rastin tjetèr, do ta shohim se si èshtè e vèrteta? A fle prokuroria apo kryeministri me tè tijèt,,qè pas 1 dekade nè pushtet, na u zgjua tè bèjè atè qè duhet tè bènte prej ditès sè parè.

    Përgjigju
  • Kamela: 21/11/2022 14:15

    Skane pse e akuzojne qeverine kur ato vete se kane zbatuar ligjin dhe sot vete ligji duhet te veproje

    Përgjigju
  • Son: 21/11/2022 14:13

    Gjithcka po e beni ne te mire te vendit dhe qytetareve ju lumte kryeminister

    Përgjigju
  • urim: 21/11/2022 14:12

    Bam bam ska aty te hane nga neve ata

    Përgjigju
  • Henri: 21/11/2022 14:12

    Vendim mjaft i drejte,kush ka shkelur ligjin sot le te vuaje pasojat

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/11/2022 13:52

    Konfiskera nga shqiptarët për tu dhën serborusve o tradhtar shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’kanë njerëz për të bërë revolucionin

Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’kanë njerëz për të bërë revolucionin