Ndërtimet pa leje, Ristani: Rama
bën politikë selektive e korruptive

Ndërtimet pa leje, Ristani: Rama<br />bën politikë selektive e korruptive
Në një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Arben Ristani, ka akuzuar Kryeministrin Rama për politikë selektive dhe korruptive me ndërtimet dhe territorin.

Akuzën, Ristani e justifikon me një ndërtim pa leje të pikasur një ditë më parë në Surrel nga koordinatori Salianji i PD.

“Pikërisht në kohën kur propaganda e Edi Ramës po arrinte pikun, kur ai e quajti krimin mjedisor të barabartë me vrasje, 100 metra larg shtëpisë së tij, makineri të tonazhit të rëndë shembën një kodër të bukur, për një ndërtim pa leje, në Surrel të Dajtit”- tha Ristani.

Sipas deputetit të PD-së Edi Rama angazhoi në propagandë edhe Ministrin e tij të Brendshëm. Tahiri kërcënoi publikisht këdo që përfshihet në ndërtim pa leje, se e pret burgu.

"Partia Demokratike denoncoi dje një rast flagrant të ndërtimit pa leje.Cilat ishin masat që mori Edi Rama? Censuruan këto fakte të denoncuara nga qytetarët dhe Partia Demokratike në ekranet dhe faqet e gazetave. Kjo ishte e vetmja masë që morën. Ky ndërtim pa leje që denoncoi dje Partia Demokratike nuk është për Edi Ramën një vrasje“- deklaroi për mediat deputeti i PD, Arben Ristani.

Gjithashtu Ristani rastin konkret e ka konsideruar si një krim mjedisor dhe, gjithmon sipas tij, askush nuk vihet përpara përgjegjësisë pasi këtë ndërtim pa leje po e bëjnë vetë ministrat.




Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’ pas themelimit të partisë së re: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin

Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’ pas themelimit të partisë së re: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin