Rindërtimi/ Stefano Boeri prezanton lagjen e re në Tiranë: Kryefjalë gjelbërimi! Veliaj: Jo vetëm të prekurit nga tërmeti! Rama: Po hapet një kapitull i ri

TIRANË- Lagjja e re e Tiranës do të bëhet nga arkitekti italian, Stefano Boeri dhe rrjedhimisht kuptohet qartë se kryefjalë do të jetë gjelbërimi. Në prezantimin e bërë ditën e sotme në një konferencë online, Boeri ka bërë me dije se në lagjen e re 2/3 e territorit do të jetë hapësirë e gjelbër, me tarraca të gjelbra, siç është parë në shumë qytete europiane, me korsi të veçanta për biçikletat e që mund të përshkohet në këmbë për 15 minuta, pa pasur nevojë për një makinë për të lëvizur nga njëri cep në tjetrin të kësaj lagjeje.

"Koncepti i këtij projekti niset nga ideja që duhet të ndërtohet një lagje eksperimentale, nga pikëpamja e teknologjike dhe sfidave të reja që na ka vënë përpara pandemia. Që të realizojmë një qytet ku gjelbërimi të jetë ideja themelore, i vetëmjaftushëm, një qytet ku mund të futen të gjithë, një lagje që të përshkohet në 15 minuta në këmbë, pa pasur nevojë për t'u përdorur makina. Një lagje e lagje, në funksion të të rinjve, një lagje e mbrojtur dhe e sigurt. Një sistem hapësirash të gjelbra të mëdha dhe një pistë për biçikleta dhe këmbësor me një densitet të ulët. Tre qendra publike. Banorë të kësaj zone, që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe banorë të rinj. Mund të jenë selitë edhe të disa ministrive. 2/3 sipërfaqe të gjelbra, përdorimi i çative të gjelbra", tha Boeri.

Kjo lagje do të lokalizohet pranë lumit të Tiranës, në afërsi të Kamzës, dhe nuk do të strehohen vetëm banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, detaje të cilat i dha kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Ne akomodojmë 1000 familje, 1000 familje janë thuajse gjysma e familjeve në zonat urbane që ne kemi me qira. Ky projekt automatikisht zgjidh gjysmën e problematikës që ne kemi në zonat e urbane, ndërkohë do të kemi 2200 apartamente në total, 442 ne i kemi rezervuar për ato që janë kredi të buta të Bashkisë, janë dëmtuar nga tërmeti por akomodohen, akomodohen kryesisht ata që kanë ndërtuar në mënyrë informale dhe pastaj kemi edhe një komunitet shtesë të familjeve të reja që ne i subvencionojmë me kreditë e buta”, tha Veliaj.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama teksa falenderoi dy arkitektët italian, Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, të cilët janë vetëofruar për të bërë projektin e rindërtimin, teksa e cilësoi si një kapitull të ri. Nga ky plan do të ndërtohet edhe një tjetër lagje, në Spitall të Durrësit.

"Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, dy arkitektët e famshëm italianë, prezantojnë në këshillin kombëtar të territorit, dy plane të rindërtimit në tiranë dhe Durrës, dy lagje të reja, njëra pranë lumit të Tiranës e tjetra në zonën e Spitallës, që mishërojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam. Po hapet një kapitull të ri, për qytetet e së ardhmes", tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
Lagjja e re në Tiranë pas tërmetit/ Veliaj: 2200 apartamente në total! 442 për personat me kredi të buta

Shumë shpejt do të akomodohen 1000 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që në total do të jenë në dispozicion 2200 apartamente. Duke folur në  konferencën me dy arkitektët Italian për planet e rindërtimit, Veliaj theksoi se ky projekt do të zgjidhë çështjen e strehimit në zonat urbane.

 “Ne akomodojmë 1000 familje, 1000 familje janë thuajse gjysma e familjeve në zonat urbane që ne kemi me qira. Ky projekt automatikisht zgjidh gjysmën e problematikës që ne kemi në zonat e urbane, ndërkohë do të kemi 2200 apartamente në total, 442 ne i kemi rezervuar për ato që janë kredi të buta të Bashkisë, janë dëmtuar nga tërmeti por akomodohen, akomodohen kryesisht ata që kanë ndërtuar në mënyrë informale dhe pastaj kemi edhe një komunitet shtesë të familjeve të reja që ne i subvencionojmë me kreditë e buta”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se janë marrë të gjithë masat për lirimin e territorit ku do të nisë punën projekti gjigand i rindërimit.

 “Mezi  pres që të fillojmë punën edhe kemi marrë edhe masat për lirimin e territorit. Fillimisht territori që është ekskluzivisht i Bashkisë Tiranë në atë kompani që e ka territorin,por edhe Bashkia është aksionere dhe pastaj do të bëjmë një menaxhim social të gjitha rasteve të atyre që mund të kenë uzurpuar territorin për vite. Garancia që ju japim është që asnjëri nuk do të marri 1 metër më pak seç ka, por do të duhet të pranojmë zhvillimin e ri dhe për atë pjesë të lagjes.Ndërkohë që miksimi me institucionet publike të qeverisë do të shoqërohet edhe me institucionet të Bashkisë për ta animuar edhe nga ana administrative atë zonë “, theksoi Veliaj.

Ora 20:19
Arkitekti italian prezanton planin lagjes së re në Tiranë: Kryefjalë gjelbërimi

Arkitekti italian Stefano Boeri ka prezantuar planin e ndërtimit të lagjes së re në Tiranë, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryefjalë e këti projekti është gjelbërimi, 2/3 e kësaj hapësirë do të jetë me gjelbërim, madje do të vihen në zbatim edhe tarracat e gjelbra, siç është parë në shumë qytete europiane.

"Është një projekt që ka përfshirë kompetenca kombëtare, një projekt që ka rimarrë disa ide që kishim zhvilluar për masterplanit të Tiranës, idenë e një pylli orbital. Projekti parashikon që të ndërthuret në një nga zonat që përfytyrohej që do të krijohej një Tiranë policentrike, afër Kamzës. Koncepti i këtij projekti niset nga ideja që duhet të ndërtohet një lagje eksperimentale, nga pikëpamja e teknologjike dhe sfidave të reja që na ka vënë përpara pandemia. Që të realizojmë një qytet ku gjelbërimi të jetë ideja themelore, i vetëmjaftushëm, një qytet ku mund të futen të gjithë, një lagje që të përshkohet në 15 minuta në këmbë, pa pasur nevojë për t'u përdorur makina. Një lagje e lagje, në funksion të të rinjve, një lagje e mbrojtur dhe e sigurt. Një sistem hapësirash të gjelbra të mëdha dhe një pistë për biçikleta dhe këmbësor me një densitet të ulët. Tre qendra publike. Banorë të kësaj zone, që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe banorë të rinj. Mund të jenë selitë edhe të disa ministrive. 2/3 sipërfaqe të gjelbra, përdorimi i çative të gjelbra", prezantoi Boeri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 15/05/2020 09:48

    projekt idiot kane bere italine keto qe do vijne te bejne ketu italian te pjerdhur green area and green building in e capital city who suffer for water, this is completely crazy, this is insane project LEED can't accept this kind of stupid architects

    Përgjigju
  • Mani: 14/05/2020 00:16

    TIRANA DHE DURRESI DUHEN SHEMBUR DERI NE GJYSMEN E TYRE,,,,DHE TE NDERTOHEN OBJEKTE TE MEDHA E TE SIGURTA NGA TERMETET DERI NE 10 KATE,,,,ME LULISHTE TE MEDHA DHE FUSHA SPORTIVE,,,VETEM HOTELET DHE QENDRAT TREGTARE TE BEHEN DERI NE 15 KATE,,,ZONAT E NDERTUARA PAS 1990 DUHET TE SHEMBEN PLOTESISHT NE KETO DY QYTETE,,.....

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/05/2020 21:13

    Bejini dhe pastaj lerini të myken si pallatet e Enverit qe janë bere shemtira të dheut nga qe nuk janë rinovuar kurrë . Merrni modelin skandinav të administrimit të pallateve me qellim mirmbajtjen e tyre por dhe zones perreth qe të mos behet hále sepse shqiptari nuk e ka ne gjak idene e prones se perbashket sic eshte mjedisi perreth pallateve. Shqiptarin duhet ta detyrosh me force qe mjedisi ku ai jeton ne nje bllok pallatesh të jete nje mjedis ku estetika eshte çelesi i shendetit të mirë psiqik.

    Përgjigju
  • jae: 13/05/2020 21:13

    Sh.mire Tirana, po pse ne Durres mendohet per te kunderten : kryefjala Beton !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje