Priten pemë për të ndërtuar pallat te Vila e Zogut në Durrës/ Banorët në protestë: Dëmton shtëpitë tona

Banorët e Durrësit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një pallati 5-katësh në kodrën ku ndodhet vila e Ahmet Zogut. Për ndërtimin e këtij pallati janë prerë dy pemë të larta, gjë e cila sipas banorëve ka sjellë probleme në shtëpitë e tyre, për shkak të terrenit të rrëshqitshëm.

Ata kanë deklaruar se janë ankuar në gjitha institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë një përgjigje.

"Kemi një problem të jashtëzakonshëm sepse po bëhen gjithë këto pallate, për ne është tronditje. Lëvizjet sizmike janë të larta ne i kemi të plasaritur shtëpitë. Është dhënë një leje ndërtimi pa e ditur ne. Erdhën duke hap  gropa  na thanë se janë gropa për kërkime arkeologjike.  Ne çuam letër në prefekturë, në ministrinë e Kulturës, në prokurori dhe në Bashki. Bashkia na tha që s'keni punime aty ndërsa perfektura  na tha nuk ka gropa, por ne i shihnim aty gropat që ishin të hapura", u shpreh një nga banorët.

Të dielën, banorët denoncuan në Polici punëtorët e firmës së ndërtimit, të cilët prenë dy pemë të larta në zonën që njihet si Kodërvilë. Policia bëri shoqërimin e dy punëtorëve dhe teknikut të objektit, por ata njoftuan se kishin lejen e ndërtimit, teksa u paraqitën edhe dokumentet nga Bashkia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT