Rama: Mbyllëm negociatat! Hapet rruga për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit! Alabbar: Do të ndërtojmë një mrekulli

TIRANË- Pas thuajse 3 vjet rrugëtimi me analiza e debate, qeveria shqiptare ka mbyllur negociatat për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Në praninë e investitorit dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe kryeministrit Edi Rama, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina", që do të jetë porti më i madh turistik i Mesdheut.

Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në fjalën e tij, investitori El Albbar bëri të qartë se do ia dalin që të ndërtojë një mrekulli dhe tha me bindje se nuk do të zhgënjejë askënd, por do të punojnë për të marrë idetë më të mira nga zhvillues në mbarë botën për të sjellë një projekt të niveleve ndërkombëtare.

“Nëse dikush na pyet se për çfarë është e gjitha kjo, është për krijimin e një jete të re. Ne do të krijojmë diçka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur”, tha El Alabbar.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se është hera e parë që Shqipëria nënshkruan një kontratë të këtyre përmasave. Teksa bëri krahasim me Portin e Malit të Zi dhe e cilësoi si një perlë që bëri të mundur që vendi fqinj të ketë pagat më të larta në rajon, u shpreh me bindje se nuk do të ketë asnjë krahasim me Portin turistik të Durrësit që do të jetë binjak i marinës së Dubait. Rama iu përgjigj edhe atyre që e kanë kritikuar duke thënë se nuk lanë gjë pa thënë për këtë projekt, por nënshrkimi i memorandumit tregon njëherë e mirë se projektet realizohen. 

“Port of Montenegro është një perlë por nuk ka asnjë krahasim me atë që do të kemi në Durrës. Do të jetë port binjak i marinës së Dubait, e cila është ndërtuar dhe kujdeset personalisht investitori ynë. Ky port hap një perspektivë të re”, tha Rama.

Projekti i ri do të transformojë atë në një port model, me potenciale dhe kapacitete në Ballkanin Perëndimor. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Impakti i investimit të portit turistik të Durrësit që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit, si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i portit të ri turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i portit të ri turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i portit të ri turistik të Shëngjinit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
Rama i përgjgjet kritikave: Ata që nuk lanë gjë pa thënë, projekti i portit turistik do ndryshojë bregdetin shqiptar! Efekti do jetë spektakolar

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve duke thënë se nënshkrimi i memorandumit për nisjen e investimeve për ndërtimin e portit turistik të Durrësit. Ndër të tjera theksoi se Porti i Malit të Zi solli pagat më të larta në rajon por nuk do të krahasohet me portin turistik të Durrësit.

“Sot vijnë pas ligjit 107, i cili u miratua për të ratifikuar marrëveshjen ku rizhvillimi i Durrësit, duke nisur nga porti është një nga 3 projektet kryesore, Ishte vullneti i Princit të Kurorës, i cili u dakordësua gjatë vizitës që ne patëm atje për ta bërë këtë. Tha do ju coj më të mirin. Sot jemi në kushtet kur po e nënshkruajmë një memorandum dhe përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë spekuluar pë rata që nuk kanë lënë gjë për të thënë për këtë projekt që nuk do të ndryshojë vetëm Durrësin, por të gjithë bregdetin shqiptar. Efekti i portit turistik do të jetë spektakolar.

Nuk është çështja e 12 mijë vendeve të reja pune, nuk është për sjelljen e 1000 jahteve, nuk është fjala për hotelet, baret, restorantet, teatrot apo rezidencat që do të ndërtohen aty, as për faktin që me ndërtimin e këtij porti, të rritet vlera e pasurisë së të gjtha qytetarëve të Durrësit se njerëzit do të duan të blejnë e shesin shumë më tepër se do të rritet vlera e pronave në vijë bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria turistike në Evropë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të lartat në rajon, është rezultat i një rruge nga Port of Montenegro”, tha Rama.

Ora 20:30
Rama: Gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit me El Alabbar, i hap rrugë fillimit të investimit në Portin Turistik të Durrësit

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë mbyllur negociatat me Muhammed El Alabbar për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit

“Patëm një takim shumë vëllazëror dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë, por unë i thashë që kam një arsye të fortë që të kthehem sot sepse finalizojmë një punë intensive negociatash, diskutimesh, nga njëherë edhe krisjesh në proces me El Alabbar. Jemi gati që të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë fillimit të investimit për Portin më të Madh të Mesdheut. Presidenti tha për El Alabbar je i lirë të shkosh. Skuadra jonë nënshkruan për herë të parë një kontratë të këtyre përmasave. Bëhet fjalë për një vullnet që buron nga një miqësi e posaçme mes princit dhe Shqipërisë e shqiptarëve”, tha Rama.

Ora 20:24
Ndërtimi i portit turistik të Durrësit, investitori Muhammed El Alabbar: Premtoj se do të marrim mendjet më të mira për krijimin e një jete të re

 

Investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar foli për nënshkrimin e memorandumit për ndërtimin e portit turistik të Durrësit duke premtuar se do të krijojnë diçka madhështore, nga e cila do të mahniten njerëzit e nuk do të duan të largohen. Për këtë theksoi se do të marrin mendjet më të mira ndërsa nuk hezitoi të shprehte falënderimet për të gjithë ekipin që ka punuar për këtë projekt të madh.

“Kemi pasur shumë pika për të cilat kemi diskutuar, por do ta quaja një kohë mjaft të vështirë, por sërish pse duhet të flasim për vështirësitë dhe sa e vështirë ishte. Mendoj se ekipi i qeverisë ka përgjegjësinë, detyrën për të bërë më të mirën për qeverinë dhe mendoj se ka bërë punë të mirë. Jemi këtu, dua të falenderoj këdo që është përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Ajo çfarë është e jashtëzakonshme është se i ka sjellë kaq pranë Shqipërinë dhe Emirateve Arabe dhe dua të theksoj se Madhëria e tij është i lumtur që jeni në këtë pikë sepse herën e fundit tha se duhet ta përfundojmë këtë gjë. Shpresojmë që është fillesa e bashkëpunimit. Nëse dikush na pyet se për cfarë është e gjitha kjo, është për krijimin e një jete të re.

Ne do të krijojmë dicka që njerëzit kur të vijnë, do të duan të mos largohen kurrë. Këtë jua premtoj. Do ta marrim mendjet më të mira që të krijojmë një jetë të bukur. Mendoj që motori ekonomk shqiptar ia vlen. Shifrat janë shumë të larta të turizmit. Për mua personalisht është kaq privilegj që unë të marr pjesë e të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe Durrës. Ju premtoj se nuk do ju zhgënjej kurrë, por kur të bëj gabim do ju kërkoj falje”, tha Muhammed El Alabbar.

Ora 20:20
Balluku jep detaje nga baza e NATO-s në Porto Romano, që u prezantua Bruksel

 

Zv.kryeministrja, njëherazi edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për Portin e Durrësit, ku tha se ai do të shndërrohet në një port turistik, teksa pjesa tjetër do të zhvendoset në Porto Romano. Ajo tha se ky port në Porto Romano do të jetë i lidhur me një hekurudhë me portin e thatë në Prishtinë si edhe një pjesë fundore për operacione militare nën ombrellën e NATO-së. Ky projekt është prezantuar edhe në Bruksel.

“Sa i përket ekonomisë, do të pësojë një shpërthim në atë zonë, por sidomos edhe për marinën elitë të jahteve që do të ndërtohet aty ku do të ndërtohet porti i Durrësit. Kemi pasur ankesa për ndotjen akustike dhe ambientale që operimet e portit sillnin, një port i ndërtuar shumë herët, kur qyteti nuk kishte kaq shumë zhvillim, dhe duke marrë parasysh ankesat dhe mundësinë për ta zhvilluar këtë industri detare vendosëm që porti i Durrës të spostohet në një zonë më industriale, që na jep mundësinë për një zgjerim që do i përgjigjet kërkesat jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të rajonit. Hapat final të ndërtimit të projektit, që ka edhe 2 element të rëndësishëm lidhjen me një hekurudhë të portit të thatë në Prishtinë, dhe një pjesë fundore të portit që do i dedikohet operacioneve militare nën ombrellën e NATO-së, projekt që e kemi prezantuar në zyrën e NATO në Bruksel”, tha Balluku.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sondazhisti: 12/08/2022 01:09

    EDI RAMA po qe se na ben ne shqiperi edhe 10 projekte te tilla si ky i durresit,,,te deklaroj me pergjegjesi se PS do qendroje ne pushtet edhe 100 vjet.....

    Përgjigju
  • bleona: 11/08/2022 20:11

    alabarit i urojme suksese ne kete projekt te bukur,,,,por nuk duhet te ndaloje vetem ne durres,,,,ta beje alabari te gjithe shqiperine si durresi......

    Përgjigju
  • BBC: 11/08/2022 12:42

    E ke kthyer ne arabi saudite o monster. 1 ore larg Europes. Shkelqim i rreme floriri ne nje vend ku vrasin akoma femrat "per nder". Pusht ordiner na dole me keq se shpellari barbar i vicidolit. Turk muti

    Përgjigju
  • Zen: 11/08/2022 09:10

    Pyete pak edhe per Waterfront Belgrade. Si po shkojne punet?

    Përgjigju
  • WTF: 11/08/2022 08:09

    O turq muti iku Shqipnia ska ma na ishte nje here

    Përgjigju
  • Bravo: 11/08/2022 04:53

    Kumbari i mafies shoku Rama, me dore ne zemer ju lutemi harroni Don Lazen ne krye te trapezes si nje nga korifejte e droges se Shqiperise. Mbare u vafte kjo pune.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/08/2022 02:23

    Kjo ështé Europa e shqitarëve të verbuar me Edvin shkjaun tradhtar

    Përgjigju
    • Ptuuu: 11/08/2022 07:51

      Ik or sumaxhi ti je komplet injorant, merru me vendlindjen tende kosov

  • ymeri: 11/08/2022 01:31

    BRAVO EDI RAMA ME KETE PROJEKT TE MREKULLUESHEM PER DURRESIN,,,,,TE JEMI SHUME MIRENJOHES,,,,A KA MUNDESI QE ALABARI TE MARRE TE GJITHE BREGDETIN NGA TEUTA E DERI NE QERRET,,,TI SHEMBI TE GJITHA PALLATET QE NDERTUAN KAFSHET PER 30 VJET,,DHE TA BEJE DURRESIN SI DUBAI,,,PAS MBARIMIT TE DURRESIT TE BEJE DHE VLOREN- SARANDEN--SHENGJININ DHE VELIPOJEN SI DURRESI,,,EDHE NJE HERE FALEMINDERIT O RAMA,,,KETO PROJEKTE TE NDEROJNE TY EDI RAMA DHE QEVERINE TENDE ,,,POR NA NDEROJNE DHE NE SI SHQIPTARE NE SYTE E EUROPES DHE BOTES.....BRAVO...

    Përgjigju
    • Arbërori: 11/08/2022 12:01

      Banorët në emigrim, dhe pastaj zëvendsohen me serborus, sepse serborusët janë investitorët e këti projekti!

    • A. N.: 11/08/2022 08:59

      Po banoret ku do ti dergojme?

  • llaveshi: 11/08/2022 01:12

    ORE DAKORT ME PORTIN E YAHTEVE,,,PO TRAGETET KU DO ANKOROHEN,,,,,SE UNE JAM SHOFER KAMIONI ,,,DHE BEJ PERDITE RRUGEN E ITALISE....

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/08/2022 00:32

    Allabar Kik po ia shet o tradhtar, ky ndertuar bëhet nga Putini dhe Vucici o mjeran…!

    Përgjigju
    • Lala: 11/08/2022 09:03

      A rrot trari QE je o plak.ke harruarr edhe lavrovin te permendesh per kete ndertimin QE do behet.koqe kanari

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen

LIVE- Opozita në protestë, bllokon nyjet kryesore të Tiranës! Shoferët e indinjuar i bien borive! Bardhi: Kemi të drejtë të tubojmë! Policia: Po pengoni lëvizjen