Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Amerikë dhe kjo falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është firmosur ditën e sotme mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Por pak pas formosjes së marrëveshjes, ka ardhur dhe reagimi i parë kundër ndërtimit të Skavicës, nga Kryetari i Dhomës Britaniko-Shqiptare të Ekonomisë dhe Tregtisë, Zenel Hoxha.

Hoxha në një reagim në rrjete sociale u ka bërë thirrje dibranëve që të dalin kundër ndërtimit të Skavicës, e ndërsa e quan këtë një babëzi aludon edhe për pazare.

"Joooooo Skavica! Dibra ne kembë per te shpetuar nga babëzia e te babëziturve! Mos perdorni SHBA si mbulesë per pazarllëqet tuaja", shkruan Hoxha.