Ndërtimi i TAP, 2 kompanitë që do
ndërtojnë rrugët e urat në Shqipëri

Ndërtimi i TAP, 2 kompanitë që do<br />ndërtojnë rrugët e urat në Shqipëri
Kompania Trans Adriatic Pipeline AG, ka përzgjedhur një sipërmarrje të përbashkët formuar si konsorcium nga Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.a për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri.

Ky vendim përmbyll procesin e para-kualifikimit të TAP (nisur në prill të vitit 2014), i ndjekur nga vlerësimet e ofertave nga kompanitë e shortlist-uara të cilat përmbushën kriteret rigoroze të para-kualifikimit. Ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri është një hap vendimtar në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit,i parashikuar për të filluar në vitin 2016. 


Çfarë do bëjnë këto kompani?
Ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë trajektores së tubacionit: në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakrukes si edhe në rrethinat e Potomit në rajonin e Beratit dhe Seman dhe Topojë në rajonin e Fierit. Ndërtimin e dy urave të reja dhe rehabilitimin e rreth 50 urave ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit 2015.

Gener 2 sh.p.k është kompania udhëheqëse në këtë konsorcium kompanish . Ajo është një kompani shqiptare me një përvojë 20 vjeçare që merret me ndërtim dhe zhvillim. Kompania ka zbatuar një numër të madh projektesh si në pronësi private ashtu dhe të financuara nga shteti ku janë përfshirë punime dhe shërbime të ndryshme si punime inxhinierike, projektim menaxhim, koordinim dhe mbikqyrje e ndërtimeve si dhe aktivitete të tjera zhvillimore.

Sicilsaldo s.p.a është një kompani italiane e specializuar në inxhinieri, prokurim dhe ndërtim në sektorin e naftës dhe gazit, si dhe në sektorin e energjisë elektrike. Shërbimet që ata ofrojnë renditen nga projektimi dhe ndërtimi deri në mirëmbajtjen e impianteve dhe të tubacioneve.

"Njoftimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për fazën e ekzekutimit të TAP-it, pasi do të lejojë fillimin e shtrirjes së tubacionit në vitin 2016. Unë dua të shpreh mirënjohjen tonë për të gjithë ata që morën pjesë në këtë proces tenderimi dhe të përgëzoj konsorciumin fitues për suksesin e tyre. Unë do të doja t’ju siguroj edhe një herë, që TAP është zotuar që të vazhdojë të veprojë si një korporatë e përgjegjshme në treg. Në Shqipëri përveç programit tonë të investimeve në komunitet, rrugët ndihmëse dhe urat që po ndërtohen po ashtu do të lihen në vend edhe pas përfundimit të projektit për të mirën e komunitetit për t’u përdorur në dekadat e ardhshme”, delaroi Ian Bradshaw, Drejtori Menaxhues i TAP. 

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)
TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP do tëpromovojëzhvilliminekonomikdhepunësiminpërgjatëgjurmëssëgazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë. Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë