Qytetarët e Durrësit kanë protestuar ditën e sotme dhe kanë bërë thirrje për të ndalur punimet për ndërtimin e velës para Torrës Veneciane.
Sipas tyre, gjatë punimeve për këtë projekt janë zbuluar disa gjetje arkeologjike, e për këtë arsyet duhet të ndalen menjëherë punimet.
“Prej ditësh kemi refuzuar ndërtimet e tij pa leje mjedisore në Durrës. Prej ditësh këtu janë bërë gërmime ku ka dal dhe arkeologjia në shesh, por kryetari i bashkisë e ka betonizuar muri i kalasë siç e shikoni po betonizohet”, shprehet një qytetare.
Kësaj proteste i është bashkuar një grup ambientalistësh, mes tyre dhe Sazan Guri. Ky i fundit ka deklaruar se punimet për këtë objekt po bëhen në shkelje të ligjit.
“Këta qytetarë kanë muaj që e ndjejnë shqetësimin që këtu bëhet një gërmim. Për të ngritur një objekt bëhen shkelje të hapura ligjore. Kur gërmohet dhe del një gjetje arkeologjike menjëherë ndërpriten punimet. Të kam mik o kryebashkiak po e vërteta është më e madhe se miku”, ka deklaruar Sazan Guri.
Por nuk është i këtij mendimi kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ai i ka cilësuar si spekulime deklaratat e qytetarëve dhe të ambientalistëve.
“Janë spekulime. Dua që t’i shpjegoj të gjithë qytetarët për sa i përket murit rrethues të qytetit që fillon nga Torra Veneciane zbret te kalaja dhe deri tek Fly brenda zonës, pra për të ardhur brenda qytetit ka rrënoja arkeologjike ndërsa jashtë këtij muri nuk ka rrënoja arkeologjike. Arkeologët të cilët janë duke ndjekur dhe në bashkëpunim me ta ne jemi duke vazhduar projektin. Të jeni të sigurt që nuk preket asnjë vlerë arkeologjike e këtij qyteti nga ky ndërtim”, u shpreh Dako.
Projekti për ndërtimin e velës kushton rreth 6 milion dollarë dhe parashikon ndërtimin e një strukture në formë vele me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë si dhe sheshin përreth saj me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë.
[gallery]20899[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO